MENU
klinika

Mbërrin me pranga në duar në KLGJ

Gjyqtarja Enkleida Hoxha: Procesi ndaj meje, i padrejtë!

04.03.2021 - 10:14

Pas tre seancave disiplinore arriti në KLGJ, mëngjesin e sotëm, gjyqtarja Enkeleida Hoxha.

Gjyqtarja e arrestuar, Enkeleida Hoxha është paraqitur me pranga në duar para Këshillit të Lartë Gjyqësor, këtë të enjte, ku do të përballet me trupën e KLGJ, pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e saj nga detyra.

E pyetu nëse ka ndonjë koment për procesin ndaj saj, gjyqtarja Hoxha është shprehur se procesi ndaj saj ka qenë i padrejtë.

Ashtu si gjykatësja e Krujës, edhe për avokatin Aldo Tabaku u vendos masa “Arrest me burg”. Për të tjerët u la në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë. Për mjekun u vendos masa pezullim nga detyra, ashtu siç është vendosur në mungesë më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Në saj të përgjimeve nga hetimet e SPAK gjykatësja Enkeleida Hoxha është përfshirë në një aferë korruputive bashkë me avokatin Aldo Tabaku dhe punonjës të tjerë të gjykatës.

Një skemë e mirëfilltë kriminale në Gjykatën e Krujës për të liruar të burgosurit kundrejt miliona eurove.

E kthyer në simbolin e gjyqtarëve që hapin dyert e burgut për të dënuarit e përjetshëm, Enkeleida Hoxha ra në rrjetat e SPAK së bashku me nëntë persona të tjerë që në bashkëpunim me njëri-tjetrin po tentonin të hapnin dyert e qelive për një tjetër të dënuar në Fushë Krujë.

Gjyqtarja , eksperti mjeko ligjor, avokati , kryesekretarja e gjykatës dhe familjarët e të dënuarit Saimir Petani, u bënë bashkë me qëllimin për t’i zbutur atij dënimin. Duke shfrytëzuar afrimitetin me Enkeleida Hoxhën, avokati Aldo Tabaku sipas përgjimeve të SPAK se ka ndikuar tek gjyqtarja Hoxha e cila nën këtë influence i zbriti të dënuarit 6 muaj burgim, për shumën e 6 mijë eurove.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë më herët bëri kërkesë për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, pasi emri i saj lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.

Kurse emri i mjekut Edvin Prifti doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës. Ai mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Në shtëpinë dhe zyrën e mjekut me detyrë kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u gjetur në total 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë, për të cilat avokati, Henrik Ligori ka këmbëngulur se shuma prej eurosh që është gjetur në banesën e mjekut ka qenë shumë e fituar nga çmimet ndërkombëtare, ndërkohë që e ka lidhur kërkesën për arrestimin e tij me fushatën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SPAK: Gjatë hetimit u zbulua se sekretarja gjyqësore…

Pezullohet nga detyra mjeku Edvin Prifti dhe një infermiere e QSUT

Nga divorci, tek fëmija me një prokuror e lidhja “intime” me avokatin

Vetëshkatërrimi i një gjyqtareje që liroi nga burgu gjithë “të fortët”