MENU
klinika

"Pandemia nuk depërton dot në zonat e jetës shpirtërore"

Gramoz Ruçi, mesazh urimi për Ditën e Verës

14.03.2021 - 10:32

Një mesazh urimi për Ditën e Verës ka ardhur edhe nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në mesazhin e tij të urimit për qytetarët shqiptarë Ruçi thekson se pandemia nuk depërton në zonat e jetës shpirtërore dhe prirjen për lumturi.

“Dita e Verës, për herë të dytë, festohet në stinë të vështirësuara nga pandemia. Por kjo e keqe që ka goditur planetin dhe Shqipërinë, gjithashtu, na ka kufizuar fizikisht dhe materialisht, por jo shpirtërisht.

Pandemia nuk depërton dot në zonat e jetës shpirtërore, të cilat janë të mbrojtura nga dashuria për jetën, prirjen për lumturi dhe besimi se në të ardhmen me ditë më të mira. Le të gëzojmë bashkërisht këtë ditë, të mblidhemi rreth tryezës brenda vatrave familjare dhe të urojmë e besojmë se pas kësaj Vere, pandemia do të jetë një kujtim”, shkruan Kryetari i Kuvendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN