MENU
klinika

Qytetarët të indinjuar

Hiqet instalacioni i ABC-së në Korçë nga oborri i Mësonjëtores

13.03.2021 - 09:37

Pas rikonstruksionit te ndërtesës emblematike të muzeut kombëtar te arsimit në Korçë është evidentuar zhvendosja e instalacionit te ABC-së nga pjesa qendrore e oborrit.

Vepra e shndërruar në simbol të qytetit, ku shkronjat  qëndronin mbi fletën e bardhë, tashme është lënë në hije, në pjesën anësore të godinës. Ndryshimi i pamjes historike të monumentit të kulturës ka sjelle indinjatën e ish-drejtorit te muzeut Vladimir Toroveci  si te të qytetarëve korçarë.

Muzeu “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” - Into Albania

Drejtori i Trashëgimise Kulturore në Korçë, Gjergji Koki thotë se zhvendosja e “ABC”-së është një propozuar nga studio projektuese dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. Koki thekson se në oborrin e muzeut është projektuar një Teatër për zhvillimin e aktiviteteve kulturore.

Mësonjëtorja e Parë Shqipe është monument kulture i kategorisë së parë, e hapur më 7 mars 1887 nga mësuesi patriot Pandeli Sotiri. Pas dëmeve nga tërmeti i qershorit 2019, godina iu nënshtruar restaurimit të plotë, ndërsa pritet të përurohet ditën e shtunë nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit