MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit 2022

Humbja që pritej, Anglia e fortë për Shqipërinë

28.03.2021 - 19:00

Anglia shumë e fortë për Shqipërinë! “3 luanët” arritën të mposhtnin me rezultatin 0-2, kuqezinjtë e Edy Rejas, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, të zhvilluar në “Air Albania”.

Shansin e parë të artë e patën tanët, me anë të Uzunit, i cili nuk arriti të shënonte, teksa i vetëm përballë portierit Pope, e dërgoi topin mbi kuadrat.

Më pas pjesën më të madhe të ndeshjes e patën nën kontroll anglezët që realizuan fillimisht me anë të Kane në minutën e 38-të, i cili goditi saktë me kokë brenda zonës.

Për të vulosur fitoren mendoi futbollisti i Chelsea, Mount, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një gabim të Gjimshitit, duke mposhtur Berishën. Në fund kuqezinjtë mund të kishin shënuar një gol, por nuk arritën dot. Një humbje që pritej, por Shqipëria pak tregoi…