27.03.2021 - 10:58
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është ritakuar me Marlin, një prej të mbijetuarve të tërmetit të 26 nëntorit, i cili për javë të tëra ishte në gjendje koma.
Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, shkruan se fal kujdesit në Spitalin e Traumës dhe më pas trajtimin që i është mundësuar në Spitalin e Barit, i riu nga Durrësi shpëtoi.
“Kënaqësi të ritakohem me Marlinin, që pas rekuperimit të plotë shëndetësor, bashkë me shoqen e tij të jetës Megin, janë gëzuar me Mian e porsalindur.”, shkruan ministrja në fund.