MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit 2022

Ibra asiston, Suedia mposht Kosovën në Prishtinë

28.03.2021 - 21:49

 

Kosova i ka nisur me humbje eliminatoret për Botërorin “Katar 2022”, teksa është mposhtur në “Fadil Vokrri” na Suedia, me rezultatin 0-3. “Dardanët” e panë veten në disavantazh që në minutën e 12’, kur Augustinson kaloi në avantazh skuadrën e tij, pas një asisti të marrë nga Ibrahimoviç.

Ishte Isak që dyfishoi shifrat në minutën e 35’, duke shënuar përsëri pas një asisti të Ibrës. Në pjesën e dytë, Kosova u mundua të reagonte, duke krijuar disa raste, por përsëri golin e gjeti Suedia, teksa këtë herë, pas një prekje te topit me dorë në zonë nga Vojvoda, Larson shënoi të tretin nga penalltia.

Kosova e nis kështu me humbje eliminatoret, ndërsa Suedia regjistron fitoren e dytë në po kaq ndeshje, duke marrë kryesimin e grupit B. Kosova duhet të bëjë llogaritë me Gjeorgjinë për të shmangur vendin e fundit në grup.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN