MENU
klinika

“Kërkuesit italianë kanë studiuar në detaje të dhënat e 7.3 mln nxënësve”

Ilir Alimehmeti: Pse vendimi për mbylljen e shkollave është i pabazuar

29.03.2021 - 16:34

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, thotë se mbyllja e shkollave dhe kalimi i mësimit Online ishte një vendim i gabuar.

Sipas tij, një vendim i tillë është u pabazuar në evidenca shkencore dhe këtë e thonë edhe disa organizma ndërkombëtar në fushën e shëndetësisë.

Postimi i plotë: 
“Rruga drejt lirisë – këtu dhe kudo tjetër mbi tokë – fillon në klasën e shkollës.”
Cit.: Hubert Humphrey (ish-President i SHBA, 1965-1969)
❓Miqtë e mi, një prej vendimeve më të rënda të marra në kuadrin e panikut dhe të pabazuara në evidencë, ishte mbyllja e shkollave dhe kalimi i mësimit online.
👉Mund të mirëkuptohen ndoshta vendimet e një viti më parë, kur shumëçka ishte e panjohur, por muaj më pas informacioni ishte i plotë dhe i konfirmuar nga ECDC, CDC dhe OBSH që shkollat nuk ishin vatra të rëndësishme të përhapjes së SARS-CoV-2.
⁉E megjithatë shumë shtete vazhduan vazhdën e vendimeve të pabazuara në evidencë, duke mbyllur plotësisht apo pjesërisht shkollat.
⛔Nga ana tjetër, efektet negative të mbylljes së shkollave mbi fëmijët dhe adoleshentët i njohim shumë mirë: reduktim i aktivitetit fizik,
reduktim i ndërveprimit social,
reduktim i mirëqenies psikologjike,
probleme psikopatologjike,
risku i obezitetit,
risku i vartësisë nga celulari/tableti/kompjuteri,
mosmbrojtja nga abuzimi në shtëpi, dhe
problemet e performancës së mësimnxënies.
Të gjithë e kishim të qartë që fëmijët dhe adoleshentët nuk e vuanin sëmundjen aq shumë, por u fshehëm pas gishtit duke thënë: “ua ngjisin të tjerëve”!
Mirëpo herët e vonë çdo e vërtetë del në pah!
Kërkuesit italianë kanë studiuar në detaj të dhënat e 7.3 milionë nxënësve dhe të mësuesve në shkollat e tyre dhe kanë publikuar të dhënat në The Lancet më 26 mars 2021.
Është studiuar periudha 30 Shtator 2020 – 28 Shkurt 2021 që përkon me valën e dytë të Italisë.
Gjetjet kryesore:
HAPJA E SHKOLLAVE NUK ËSHTË SHOQËRUAR ME RRITJE TË KOEFICIENTIT Rt TË SARS-COV-2.
MBYLLJA E SHKOLLAVE NUK ËSHTË SHOQËRUAR ME ULJE TË KOEFICIENTIT Rt TË SARS-COV-2.
INCIDENCA E SARS-COV-2 TE NXËNËSIT ISHTE MË E ULËT SE NË POPULLATËN E PËRGJITHSHME.
INCIDENCA TE MËSUESIT ISHTE E NJËJTË ME POPULLATËN E TË NJËJTËS MOSHË.
Gjetje mbi infeksionet dytësore:
Infeksionet dytësore në shkollë janë <1% dhe, ndër këto, vetëm në 5-7% janë gjetur vatra me mbi 2 raste dytësore.
Infeksionet dytësore të mësuesit janë të rralla.
Kur ndodh, mësuesit infektohen më shpesh nga një mësues tjetër se sa nga një nxënës (raport 3,7 : 1).
📄Autorët dalin në përfundimet e rëndësishme që:
Hapja e shkollave nuk duhet konsideruar si faktor i rëndësishëm i përhapjes së COVID-19.
Mbyllja e shkollave nuk ka përmirësuar uljen e koeficientit të riprodhimit të COVID-19.
TË DHËNAT MBËSHTESIN MË TEJ KONSOLIDIMIN E NOCIONIT QË RISQET E SHKAKTUARA NGA MBYLLJA E SHKOLLAVE JANË MË TË MËDHA SE PËRFITIMET.

Pra, miqtë e mi, le të pranojmë që problemi i përhapjes së COVID-19 jemi ne, të rriturit, e le t’i lëmë fëmijët të qetë që të jenë femijë e të luajnë, të takohen, të arsimohen, TË JETOJNË!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT