MENU
klinika

Flet për përplasjen me policinë te selia e FRD

Ilir Meta: Më kapi ajo “dallga” po shyqyr që ishte…

15.03.2021 - 21:12

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për incidentin që ndodhi te selia e FRD-së pak ditë më parë, ku u përplas me efektivët e policisë bashkiake.

Ai tha se ka shkuar në selinë e FRD pasi e ka thirrur Sali Shehu, por shoqëruesit e tij janë ofenduar dhe goditur nga një person i veshur civil.

Meta u shpreh se në atë moment e ka kapur një “dallgë” acarimi, pork a qenë Edmond Panariti ai që e ka qetësuar.

“Nuk kam provokuar asnjë tension në selinë e FRD. Kam marrë disa telefonata dhe mesazhe nga zoti Shehu, por unë nuk i kisha kthyer dot përgjigje. I kam thënë zëdhënësit tim të shohë se cili është problem pasi unë nuk e dija. Kur kam qenë në bulevard, më ka marrë zoti Shehu dhe kam hapur telefonin. Ai më thotë që duan të na nxjerrin me forcë. Kur kam vajtur atje kam parë që kishte tension dhe shkova lart të shihja. Pati një përpjekje për të më penguar mua, por jo të drejtpërdrejtë. Kur hipim lart, në atë moment një person civil dhe jo me uniformën e policisë, godet drejtuesin e FRD së Tiranës dhe përplaset me personat që më shoqëronin mua me një fjalor ordiner. Kuptohej që nuk mund të durohej më sepse mu kujtuan edhe banorët e Astirit, banorët te Bregu i Lumit, ata të Shkozës, dhe më kapi edhe mua ajo dallga domethënë, po shyqyr që ishte Panariti që më qetësoi dhe nuk ishte Tedi Blushi.

Presidenti nuk është për të mbrojtur asnjë parti, përveçse pluralizmit politik. Rasti që po flasim është flagrant, ku në kulmin e fushatës, vetëm 2 ditë pasi mbyll marrëveshjen me PD, dhunohet në mënyrën më arbitrare. Nuk vajti presidenti as të shtynte e as të ndiqte njeri”, tha Meta.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci