MENU
klinika

Henry Smith Williams, 1904: Shqiptarët...

Iliria ishte trualli i civilizimit të sotëm europian

19.03.2021 - 14:27

       Për të gjithë ata që e njohin historinë e Ilirisë, para Krishtit edhe historinë e Ilirikut pas Krishtit e kanë shumë të qartë këtë hartë, të botuar nga Henry Smith Williams, në New York, në vitin 1904.

Kjo është vatra e paraardhësëve tanë, të cilet janë edhe pararoja e qytetërimit europian të kohëve tona, pasi në këto troje ishte edhe Kryeqendra e vjetër e autoktonëve, Dodona Pellazgjike, po ashtu në këto troje mori jetë edhe Krishtërimi i ligjëruar nga iliri, Konstandini i Madh.

Në citimin e mëposhtëm, Henry Smith Williams, vë barazimin mes trakbve edhe rumunëve, si pasardhës të latinizuar.

Nga përpjekja për të latinizuar ilirikun, rrjedhin, si rumunet edhe vllehët, por jo Trakët, pasi popullsia Trake edhe sot, në Luginën e lumit Evro flet gjuhën shqipe, në një shtrirje mjaft të gjerë. Mbetje të popullsisë ilire, ka kudo në këto treva të prejardhjes së etnisë tonë edhe civilizimit të sotëm europian.

Henry Smith Williams, në librin ‘The Historians History of the World Poland the Balkans’ New York nga shtëpia botuese  ‘The Outlook Company’, në vitin 1904 shkruan:

“Trakët janë zhdukur tërësisht sot; pasardhës të tyre të latinizuar, janë rumunët.

Nga ilirët dhe epirotët, vetëm shqiptarët e egër ose arnautët, vazhdojnë të ekzistojnë.

Përkrah me baskët, shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”

 

Përktheu: Altin Kocaqi – Përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kjo gjuhë sot është e fikur ,e harruar

Arvareshu – kjo gjuhë protosarde ilirike


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit