MENU
klinika

“Emri im është tregimi im

Inter e bën fakt të kryer, prezanton logon e re

30.03.2021 - 09:49

Pas thashethemeve të shumta në lidhje me logon e re të Interit, klubi zikaltër Interi e ka prezantuar ditën e sotme, duke hequr dorë nga vjetra. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare klubi zikaltër ka shkruar:

“Emri im është tregimi im”, teksa ka ndarë me tifozët edhe logon e re. Në të dallohen shkronjat I dhe M që personifikojnë Inter Milano, emrin me të cilin klubi është i njohur jashtë Italisë.

Fillimi i fushatës “IM”, i porositur drejtpërdrejt nga Presidenti Zhang, i referohet anglishtes “Unë jam”, si për të nënvizuar kuptimin e të qenit zikaltër dhe përfaqësimin e këtyre ngjyrave.