MENU
klinika

“Lufta e ftohtë”

Intervista që mund të trondisë Pallatin Mbretëror

05.03.2021 - 11:47

Meghan Markle mund të trondisë sërish Pallatin Mbretëror, pasi detyroi princin Harry që të hiqte dorë nga titujt e të braktiste jetën mbretërore.

Në një intervistë me Oprah Ëinfrey në CBS, e cila do të publikohet të dielën, Meghan Markle shprehet se nuk do të heshtë për përvojat e saj në pallat për aq kohë sa familja mbretërore po “përjetëson gënjeshtrat” për të dhe princin Harry.

“Si ndihesh për faktin që Pallati do të dëgjojë të flisni për të vërtetën tuaj sot,” e pyet Oprah.

“Nuk e di sesi ata presin që, pas gjithë kësaj kohe, ne thjesht do të vendosnim të heshtnim nëse atje është një rol aktiv që firma luan duke përjetësuar gënjeshtrat për ne.”

Firma është nje stenografi e cila përdoret për t’iu referuar Pallatit mbretëror. Fjala që ajo përdor është “perpetuating”, pra të lejosh diçka, një situatë të padëshirueshme ose besim të pabazuar që të vazhdojë për një kohë të pacaktuar. Me fjalë të tjera, Meghan akuzon se Pallati nuk i ka ndaluar të pavërtetat e thëna për të.

Meghan u ndal edhe te pasojat e të folurit publikisht.

“Edhe nëse kjo vjen me rrezikun për të humbur gjëra, ka shumë gjëra që kanë humbur tanimë”.

Intervista u regjistrua para se të pretendohej se Meghan Markle ka bullizuar anëtarët e stafit kur jetonte në Kensington Palace, pretendime të cilat një zëdhënës i dukeshës i quajti “të përllogaritura”.

Meghan Markle akuzohet për bullizëm ndaj stafit të Pallatit Mbretëror

Meghan Markle publikoi një deklaratë ku mbron veten pas një raporti në The Times of London, ku citohen burime pa emër të pallatit që e akuzojnë atë për bullizëm të ushtruar ndaj stafit në vitin 2018, kohë kur jetonte në Pallatin Kensington me princin Harry.

Publikimi në gazetën britanike, i cili vjen vetëm disa ditë para se të transmetohet një intervistë goxha e komenduar midis çiftit mbretëror dhe Oprah Winfrey, u quajt “një fushatë e përllogaritur” nga një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it.

Historia e pretenduar citon një email të vitit 2018 të Jason Knauf, ish-sekretari i komunikimit i Harry dhe Meghan, i cili dyshohet se iu dërgua një zyrtari të lartë mbretëror ku thuhet se ai ishte “shumë i shqetësuar që dukesha kishte bullizuar dy asistentë personalë” dhe kishte “zvogëluar besimin e një anëtari të tretë të stafit”.

Në email thuhet gjithashtu se “dukesha duket se synon të ketë gjithmonë dikë me të cilin të merret”.

“Le ta quajmë thjesht siç është – një fushatë e përllogaritur e bazuar në keqinformim mashtrues dhe të dëmshëm”, tha një zëdhënës i princit Harry dhe Meghan-in përmes një deklarate për NBC News.

“Ne jemi të zhgënjyer për të parë këtë portret-shpifje të dukeshës së Sussex nga një media. Nuk është rastësi që akuzat e shtrembëruara disa-vjeçare, që synojnë të zvogëlojnë fuqinë e dukeshës, po publikohen për mediat britanike pak para se ajo dhe duka të flasin sinqerisht për përvojën e tyre të viteve të fundit”, vijon deklarata.

Pallati Buckingham publikoi një deklaratë ku thotë se do të hetojë mbi pretendimet e publikuara:

“Ne jemi të shqetësuar për akuzat në The Times pas pretendimeve të bëra nga ish-anëtari i stafit të dukës dhe dukeshës së Sussex.

Prandaj, ekipi ynë do të shqyrtojë rrethanat e përshkruara në artikull. Anëtarët e stafit të përfshirë në atë kohë, përfshirë ata që kanë lënë familjen, do të ftohen të marrin pjesë për të parë nëse ka gjëra prej të cilave mund të mësojmë.

Familja mbretërore ka një politikë të Dinjitetit në Punë prej vitesh dhe nuk toleron dhe nuk do të tolerojë bullizimet ose kërcënimet në vendin e punës.”

Në intervistën me Winfrey, e cila do të transmetohet të dielën në CBS, çifti pritet të diskutojë presionin që kishte Meghan përpara se të vendosnin të largoheshin nga detyrat mbretërore. Disa pjesë nga intervista janë publikuar.

“Dukesha është e trishtuar nga ky sulm i fundit ndaj karakterit të saj, veçanërisht si dikush që ka qenë objektiv i bullizmit dhe është thellësisht e përkushtuar për të mbështetur ata që kanë përjetuar dhimbje dhe trauma,” u theksua në reagimin e çiftit Harry-Meghan.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë