MENU
klinika

Pas prekjes nga COVID-19

Ish-presidenti i Kosovës shtrohet në spital

27.03.2021 - 09:26

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është prekur nga koronavirusi. Sejdiu është shtruar në Infektiv, në repartin B të kësaj Klinike. E infektuar me koronavirus është edhe gruaja e Sejdiut.

Sipas mjekëve, jozyrtarisht, është konfirmuar se gjendja shëndetësore e Sejdiut dhe gruas së tij për momentin është e qëndrueshme dhe se po trajtohen me terapitë adekuate për ta luftuar këtë sëmundje.

Deri më tani, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 86.194 raste nga 405.798.

Sejdiu