Ditën e sotme në Itali kanë hyrë në fuqi kufizimet e reja anti-COVID, pasi deri pas festës së Pashkëve, do të limiutohet qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve.
Baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura dhe do të kryejnë aktivitetin vetëm me dërgesa online.
Milano dhe Roma do të jenë zona të kuqe për shkak të përhapjes së shpejtë të COVID-19, me shkollat që do ta zhvillojnë mësimin vetëm online, ndërkohë që në zonat portokalli mësimi do të bëhet i alternuar.
Por në shtetin fqinj ka edhe një zonë që konsiderohet e bardhë, Sardenja, e cila përjashtohet nga të gjitha kufizimet. Në këtë rajon lejohet qarkullimi dhe të gjitha dyqanet do të rrinë hapur deri në orën 23:30, kur nis ora e karantinës deri në 05:00 të mëngjesit.