MENU
klinika

Sfida kualifikuese

Japonia fiton 14-0, por nuk arrin rekordin e vet

30.03.2021 - 14:56

Japonia trondit Mongolinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022 për sa i përket zonës së Azisë dhe Oqeanisë. Një rezultat i pabesueshëm 14-0 me tre gola të ardhur në kohën shtesë.

Ky rezultat, në fakt, është i dyti historik më i thellë për kombëtaren japoneze duke qenë se në vitin 1967 kanë arritur ende rekordin e pathyer që është ndaj Filipineve 15-0.

Shënuesit e ndeshjes së luajtur sot janë Yuya Osako me tre gola, Sho Inagaki, Kyogo Furuhashi, Junya Ito me tre dygolësha dhe nga një gol për kokë Morita, Kamada, Minamino. E plotëson tabelën e rezultatit Tuya me autogol.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN