Kjo pritet të jetë java finale e startit të procesit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Sipas KQZ-së, më 8 mars është afati i fundit që partitë politike duhet të kenë dorëzuar të gjitha listat e kandidatëve për deputetë.
Kryetarët dhe bashkëpunëtorët e ngushtë janë duke i dhënë dorën e fundit këtyre listave dhe pas 7 ditëve ne do mësojmë jo thjesht për emrat, por për vlerat që bartin ato emra. Pas shumë e shumë debateve deri hartimin e një ligji të posaçëm të dekriminalizimit, pritshmëria për këto lista është ndoshta më të mirat. Por jo vetëm për arsye të këtij ligji. Presioni ndërkombëtar veçanërisht ai amerikan këtë herë duket se është ekstrem kur prej disa muajsh ambasadorja Yuri Kim nuk ka lënë rast pa i mëshuar listave të pastra.
Alarmin e parë ajo e dha nëntë muaj para zgjedhjeve. Në korrik 2020 teksë në llogarinë e saj në tëitter shkroi: “Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi “skanoni” kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin”. Nisur nga kjo panoramë, pritet që në këto lista të mos ketë personazhe me të kaluar të errët. Pritet të mos ketë bashkëpunëtorë të Sigurimit.
Pritet të mos ketë persoanzhe me probleme me drejtësinë. Pritet që në to të mos ketë injorantë që nuk dinë të lexojnë as fjalimet. Pritet që këto lista të paktën formalisht të pastrojnë një herë e mirë politikën shqipotare nga të fortët, të inkrimunarit dhe ata që diplomën e kanë marrë në një univeristet fantazmë. Janë 10 pritshmëri nga politika nga këto zgjedhje që pavarësisht fituesit, mund të quhen fitore e madhe pas 30 viteve nga rrëzimi i komunizmit
1.PARLAMENT PA SIGURIMSA
Të paktën formalisht parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit pritet të jetë më i pastri i postkomuznimti. I pastër në aspektin e lustracionit ne tashmë kemi një ligj që çdo politikan e aspiron për deputet mund të verifikohet nëse ka qenë ose jo bashkëpunëtor i armës së shërbimit sekret gjatë diktaturës komuniste. Nuk besohet që në zgjedhjet e 10-ta parlamentare të penetrojnë edhe ata që kanë patur lidhje në të gjithë format me Sigurimin e Shtetit. Deri më sot jemi mësuar që në media por edhe në deklarata mes kampeve politike të bëhen akuza të baza dhe të pabaza.
Tashmë kjo gjë është shumë e lehtë e verifikueshme. Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, është duke funksionuar në atë mënyrë që askush nuk mund ti shpëtojë të kaluarës nëse ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit. Si e tillë, listat e partive që do dorëzohen në KQZ pritet të jenë të pastra. Mirë fare është që vetë partitë ta kenë bërë pastrimin e tyre dhe kjo ka qenë shumë e lehtë për tu bërë. Të paktën besohet se tre partitë e mëdha PS, PD, LSI duhet ta kenë bërë këtë. Gjithsesi, ky është një proces që në vijimësi pritet të shoqërohet edhe me ndonjë verifikim të fundit.
2.PARLAMENT PA KRIMINELË
Nëse beteja e lustracionit ka qenë e vazhdueshme në këto 30 vite duhet thënë se ajo për dekriminalizimin është zhvilluar vetëm në këto 8 vjet. Dhe kjo meritë i takon opozitës, specifikisht Partisë Demokratike. Me të drejtë shumica e njerëzve e quan një nga fitoret më të mëdha në historikun e saj. Me ligjin për dekriminalizimit pak besohet ose aspak që në listat e kandidatëve të ketë ende emra me të shkuar problematike me drejtësinë. Ndërkohë, me apo ma informacione se kjo mund të ndodhë, faktori ndërkombëtar, veçanërisht aia amerikan ka qenë vigjilent.
Ambasadorja Yuri Kim më 21 janar 2021 deklaroi: “Ne po bashkëpunojmë edhe me kryetarët e partive, duke i inkurajuar, mbase duke i bezdisur pakëz, për të përmbushur detyrimet e tyre ligjore për të mos futur në lista kandidatë që ofendojnë votuesit, që nuk respektojnë demokracinë dhe që promovojnë korrupsionin. Kryetarët e partive duhet të heqin çdo lidhje ndërmjet krimit dhe politikës dhe jo t’i vendosin ato në krye. Përgjegjësinë për të mbajtur larg politikës personat me rekorde kriminale, Yuri Kim nuk e ndal vetëm tek partitë politike”. Nisur nga kjo, listat që do t’i jepet dora e fudnti këtë javë, pritet të jenë më të pastrat në këtë aspect që nga rrëzimi i komunizmit.
3.PARTI TË PASTRA
Ligji i dekriminalizmit sigurisht u hartua për përlamentin, por rrjedhimisht bashkë me të janë pastruar edhe partitë. Por duket se ende ka punë në këtë drejtim ndërkohë që informacionet e diplomatëve të huaj kanë qenë për ndonjë emër të padëshiruar por që është përfshir në lista. Përsëri ambasadorja Kim është ajo që ka bërë presion ndaj partive duke deklaruar pak javë më parë: “Në një kohë kur autoritet shqiptare po përgatiten për zgjedhjet, është me rëndësi të ri sjellë në vëmendje këtë shënim që është bërë nga Sekretari Amerikan i Shtetit pas kontrollit me kujdes të informacionit. Sigurisht që votuesit shqiptarë, meritojnë më mirë se sa kaq”.
Kjo ndodh sepse që një listë të përfundojë e pastër në KQZ padyshim që ajo është verifikuar më parë në parti. Secila parti ka mundësinë dhe mekanizmat e saj për pastërinë e figurave. Si PS dhe PD kanë ngritur komisione të vecanta për këtë qëllim. Madje Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD është një nga risitë pozitive të këtyre zgjedhjeve. Por ajo që mbetet ende problem është mungesa e transparencës së financimeve të partive politike në këto zgjedhje. Një fenomen që ende duhet thënë nuk është rregulluar në politikën tonë pavarësisht se disa liderë politikë deklarojnë se partitë që drejtojnë janë transparente në këtë drejtim.
4.LISTA CILËSORE
Nëse një listë me kandidatë nuk do ketë në të emra të inkriminuar, me probleme me drejtësinë, me arsimim të dyshimtë dhe me të kaluar pa bashkëpunim me shërbimin sekret gjatë komunizmit, sigurisht që ajo është një listë cilësore. Në vend të të fortëve dhe atyre me probleme, padyshim qëdo ketë emra të njohur për opinionin në fusha të ndryshme. Nuk janë të paktë ata që mendojnë se në parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 31 marsit vitit 1991 dhe parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 22 marsit 1992, cilësia e deputetëve në aspektin intelektual ishte shumë më e lartë. Ok, por kjo ka një shpegim.
Në atë periudhë të qenit deputet nuk ishte thejshtë një angazhim në politikë por një angazhim për të qenë pjesë e përmbysjes së një diktature. Çdo intelektual e shikonte si një detyrim angazhimin për të qenë i zgjedhur sepse ndahej një epokë dhe niste një tjetër. Të mos harrojmë se përpos intelektualëve, pedagogëve dhe njerëzve të letrave, në atë parlament kishte të penetruar edhe disa që ishin pjesë të shërbimeve sekrete. Madje sipas kryetarit të Komisionit të Verifikimit të Figurave Nafiz Bezhani, një politikan që shfaqej në pamje filmike me pardesy të bardhë ishte bërë bashkëpuëntor i Sigurimit pikërisht në dhjetor 1990.
Kjo përfshirje e disa personave që më pas janë bërë deputetë është vërtetuar nga dy komisionet e posaçme të ngritura në atë kohë me kryetar Hajri Mezinin në 1995 dhe Nafiz Bezhanin në 1997. Prandaj, duhet të themi se miratimi i ligjit të lustracionit pak vite më parë nga kjo mazhorancë padyshim që është një arritje dhe që do sjellë një parlament të pastër të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
5.EMRA TË RËNDËSISHËM EDHE NË VENDE TË PARËNDËSISHME
Risia e këtyre zgjedhjeve është se në listat për kandidatë për deputetë nuk do ketë më emra sa për formalitet. Edhe në vende që një parti e ka të sigurtë që nuk do jetë fituese, emri i kandidatit pritet të jetë cilësor. Përvoja me parlamentin që mbyll punimet shumë shpejt ështrë nga më të këqiat në historinë 101-vjeçare të parlamentarizmit shqiptar. Largimi nga parlamenti dhe heqja dorë nga mandatet nga opozita, solli që të merrnin mandatin e deputetit individë që ishin aty formalisht sepse ishte shumë e sigurtë që nuk do fitonin. Një pjesë pa asnjë formim elementar, me diploma të blera dhe me arritjen më të madhe në jetë se kishin emrin në një listë, arritën të bëhen pjesë e parlamentit duke u bërë turpi i tij por edhe turpi i historisë së këtij parlamenti. Imagjinojmë në një moment që në ato vende dikur ishin ulur Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Fan Noli, Sejfi Vllamasi, Dritëro Agolli, Rexhep Meidani. Por në vitin 2018 u ulën edhe disa injorantë që i dhanë shëmti parlamentin sapo hapnin gojën dhe nuk dinin të lexonin as atë që u kishin shkruar.
6.PS E PASTËR
Partia që pati më shumë pasoja nga ligji i dekriminalizimit është Partia Socialiste. Në këto 8 vjet, janë jo të pakta arstet kur deputetë dhe kryetarë të bashkive rezultuan të lidhur në forma të ndryshme me krimin. Të dënuar në rininë e tyre ata ndryshuan emra dhe mbiemra dhe u bënë pjesë e politikës por që u zbuluan nga hetimet që bëri opozita. Dhe pas verifikimeve rezultuan që ishin të vërteta duke sjellë largimin e tyre nga politika. Deri në këto momente kemi vetëm listën e drejtuesëve të qarqeve që besohet se ata do jenë në krye të listave përkatëse. Dhe sipas asaj që është paracaktuar drejtuesit e qarqeve do jenë ata që do propozojnë për listën e qarkut dhe më pas e vendos kryetari. PS ka në Tiranë si drejtues Erion Veliaj, drejtues i fushatës, Elisa Spiropali, mbulon zonën jashtë qytetit. Ervin Bushati, kryetar i PS-së së Tiranës. Nga kjo nënkutphet që përveç Veliajt që është kryebashkiak dhe nuk do jetë pjesë e listës, Spiropali dhe Bushati do jenë dy emra të sigurtë. Ndërkohë në Durrës drejtues është Ardian Çela. Në Elbasan Taulant Balla. Në Korçë Niko Peleshi. Në Vlorë Damian Gjiknuri. Në Lezhë Lindita Nikolla. Në Shkodër Ilir Beqaj. Në Kukës Safet Gjici. Në Fier Gramoz Ruçi. Në Dibër Olta Xhaçka dhe në Gjirokastër Bledi Çuçi. Por çfarë tendence pritet të ketë lista e PS-së? Kush pritet të jetë dhe kush pritet të mos jetë. Vetë kryetari Edi Rama deklaroi pak muaj më parë se gjysma e deputetëve aktualë nuk e ka të sigurtë që do jetë kandidatë. E lajmëroi këtë më 1 shtator 2020 kur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar në Elbasan tha: “Troç farë, deputetë jemi në sallën e kuvendit, ndërsa jashtë saj nga sot jemi kandidatë për deputetë. Kush nuk do të japë jo thjesht gjithçka ka, por gjithçka duhet, nuk do të jenë në atë formacion e ardhshëm”. Në PS të gjithë janë të ngrirë dhe me sy e vesh nga atje lart që pritet ti bëjë publike gjatë kësaj jave. Për shumicën pritet të jenë ditë pritje në ankth dhe netë pa gjumë.
7.PD E PASTËR
E pastër nuk pritet të jetë vetëm PS. Në një takimet e saj në selinë e Partisë Demokratike ambasadorja Yuri Kim bëri një deklaratë sipas të cilës Partinë Demokratike nuk e veçoi nga Partia Socialiste. Yuri Kim jo më kot tha: “Sot pata një takim të shkëlqyer me Lulzim Bashën. E lumtur të dëgjoja programin zgjedhor të PD dhe partnerëve. Unë nënvizova pritjet e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë”. Këto pak fjalë lanë përshtypjen se diçka nuk kishte shkuar mirë me hartimin e listave dhe informacionet e ambasadës amerikane ishin të tilla që edhe në PD që kërkoi dekriminalizimin e politikës mund të kishte depërtime të atyre që nuk duhet të ishin në lista. Në media u përfol emri i Gjin Gjonit gjë që u përgënjeshtrua po nga vetë PD. Në një deklaratë të saj u mohua kategorikisht kandidimi i tij duke sqaruar me fjalët se “nuk mund të kandidohet nga PD asnjë individ i cili është larguar nga detyra për shkak të vettingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vettingut”. Së paku, Partia Demoratike që inicioi ligjin e dekriminalizimit për vete nuk duhet të ketë dhe nuk mund të ketë ka probleme të këtij lloji. Por kjo parti solli edhe një risi në këto zgjedhje. Puna e Komisionit të Verifikimit të Kandidatëve pavarësisht disa debateve dhe largimi pa të drejtë i disa kandidatëve, shërbeu si një sitë e mirë për të gjithë ata që aspironin për të qenë deputetë. Fakti që një pjesë nuk arritën ta kalonin këtë komision do të thotë se puna e tij ka qenë e lavdërueshme. Pikërisht mbi listën që përzgjiodhi ky komision PD dhe kryetari i saj Basha do hartojë listën e kandidatëve. Deri tani kemi një listë drejtuesish si kordinatorë në qarqe. Në qarkun e Tiranës janë caktuar 8 drejtues: Aldo Bumçi drejton degët 1, 12 dhe 14. Jorida Tabaku është drejtuese në degët 2, 3 dhe 10. Alfred Rushaj është në krye të degëve 4 dhe 8. Grida Duma është e deleguar në Kavajë dhe Rrogozhinë. Agron Shehaj është në krye të degëve 5 dhe 7. Albana Vokshi në degët 9 dhe 11. Belind Këlliçi, në krye të degëve 6, 13, 15 dhe 16. Flamur Noka në Kamëz, Paskuqan dhe Vorë. Edhe më interesante është ajo e drejtuesëve të qarqeve të tjerë: Në Kukës është Flamur Hoxha. Në Shkodër Helidon Bushati. Në Lezhë Mark Marku. Në Durrës Edi Paloka. Në Dibër Xhelal Mziu. Në Elbasan Gazmend Bardhi. Në Korçë Edmond Spaho. Në Fier Enkelejd Alibeaj. Në Vlorë Bujar Leskaj. Në Gjirokastër Tritan Shehu. Në Berat Tomorr Alizoti. Brenda kësaj jave pritet që bashkë me këta të jenë plotësuar edhe emrat e të gjithë kandidatëve.
8.LSI E PASTËR
Lëvizja Socialiete për Integrim, të paktën zyrtarisht ka deklaruar se të ikurit kan bërë një lloj pastrimi në këtë parti. Nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur me disa deputetë të saj si Lefter Koka, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica, por fakti është që LSI nuk i ka më ata në lista dhe ata janë bërë pjesë e Partisë Socialiste. Në aspektin e pastërtisë LSI ka një avantazh në krahasim me partitë e tjera. Shumica e kandidatëve janë të rinj në politikë por të rinj edhe në moshë. Këhstu që ata nuk kanë qenë as bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe nuk kanë mbi supe as të kaluar të errët. Deri tani edhe për këtë parti janë bërë publike drejtuesit politikë në qarqe. Në Tiranë janë Përparim Spahiu. Por duket se qarkullojnë ëpr të qenë kandidatë edhe vetë zonja Monika Kryemadhi, Nora Malaj, Silva Caka, Klajda Gjosha etj. Në Vlorë është Luan Rama. Në Lezhë Agron Tusha. Në Shkodër është Agron Çela. Në Fier Kejdi Mehmetaj. Në Elbasan Monika Kryemadhi. Në Durrës Elona Guri dhe Bahri Shaqiri. Në Berat janë Ardit Çela dhe Bernard Nonaj. Në Gjirokastër Vangjel Tavo, në Dibër Hajri Laçi dhe në Korçë Endrit Brahimllari.
9.PARLAMENT PA “KËRPËRATA”
Në 109 vjet shtet nuk ishte parë që një deputet të fliste live në atë farë forme si një grua që nuk lexonte as shkrimin që ia kishin përgatitur të tjerët. Fjalën “korporatë” e tha “kërpërtatë”. Dhe nga kjo mbeti edhe deputetja e kërpëratës. Ky është parlamenti aktual që turpëron jo vetëm ata deputetë cilësorë që janë aty por edhe zgjedhësit. Sogurishtq ë më 25 prill nuk besohet se do ketë diksuh që as tu afrohet listave. Pak ditë më parë në emisionin që unë drejtoj më bëri përshtypje një jurist 35-vjeçar me emrin Vojo Bregu që e kiusha ftuar në studio. Pjesë e LSI, ai deklaroi se kishte kërkuar vetë që në listën e kandidatëve në qarkun e Tiranës të ishte i fundit, pra i 36-ti. I arsimuar mjaft mirë, i artikuluar ai punonte në një studio ligjore. Sigurisht që ai nuk do jetë fitues dhe nuk do jetë deputet në këto zgjedhje, por ama me këtë kuptohet se parlameënti i dalë nga zgejdhjet e 25 prillit nuk do ketë injorantë të tipit “Kërpërata”. Nuk është fitore e vogël kjo.
10.INSTITUCIONE TË PASTRA
Pastrimi i listave të kandidatëve për deputetë sigurisht që sjell jo vetëm parlament por edhe institucone të pastra. Ato nisin që nga qeveria e deri në institucone sekondare e terciale që pritet të mos kenë më ish-bashkëpuëntorë të Sigurimit, apo me të kaluar me probleme me drejtësinë. Rrjedhmisht ne nuk do kemi më ministra, zëvendësministra, drejtorë, nëndrejtorë e deri specialistë në administratë që të kenë qenë pjesë e kësaj problematike. Padyshim që kjo është një nga arritjet më të mëdha të këtyre 31 viteve pluralizëm demokratik.