MENU
klinika

NBA

Jazz dhe Clippers, nga 6 fitore radhazi

30.03.2021 - 09:30

Ekipet e kreut në konferencën e Perëndimit po tregojnë stabilitet dhe me ecuri radhazi fitoresh. Në krye të renditjes qëndron ekipi i Utah Jazz, që fitoi me lehtësi 114-75 ndaj Cleveland Cavaliers, suksesi i gjashtë me radhë.

Vetë rezultati i thellë me 29 pikë diferencë flet qartë për dominimin e Jazz, ku më i miri ishte Gobert me 18 pikë e 17 rebound. Utah Jazz është skuadra e vetme që ka pësuar vetëm 11 humbje në sezonin e rregullt dhe po shkon drejt titullit kampion në Perëndim.

Po gjashtë fitore radhazi në Perëndim ka edhe skuadra e Los Angeles Clippers, që së fundmi mposhti 129-105 Milwaukee Bucks, në një përballje mes dy prej ekipeve më të mira në NBA dhe pretendente për titull.

Vendasit triumfuan me meritë, ndeshje ku diferencën e bënë Morris me 25 pikë e Leonard me 23. Për Bucks, Antetokounmpo realizoi 32 pikë, por që mbetën për statistikë. Ishte humbja e tretë radhazi për Bucks, që humbin terren me dy vendet e para.

Brooklyn Nets mposhti 112-107 Minnesotan, ndeshje ku James Harden realizoi 38 pikë, mbështetur nga Irving me 27. Nets mbajnë vendin e dytë në Lindje, shumë afër Philadelphias. Fiton edhe New Orleans Pelicans, duke mundur 115-109 ekipin e Boston Celtics, me Williamson protagonist, autor i 28 pikëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN