MENU
klinika

NBA

Jazz rikthehen pas dy humbjeve, Bucks fitojnë pa Giannis

23.03.2021 - 10:28

Ishte dita e pretendentëve në të dyja konferencat e NBA. Utah Jazz konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 120-95 ndaj Chicago Bulls, ndeshje e dominuar nga miqtë.

Mitchell realizoi 30 pikë, mbështetur edhe nga Gobert me 21 pikë e 10 rebound. Jazz rikthehen te fitorja pas dy humbjeve, por nuk është se edhe skuadrat e tjera përfituan shumë nga këto dy ndalesa.

Pa probleme fiton edhe Milwaukee Bucks, që ndodhet mes ekipeve kryesuese në Lindje. Ekipi i Bucks mposhti 140-113 Indiana Pacers, takim ku nuk ndikoi aspak mungesa e Giannis Antetokounmpo te vendasit.

Ai u zëvendësuar më së miri nga Holiday (28 pikë e 14 asist) e Middleton (25 pikë). Vetë diferenca prej 27 pikësh në suksesin e fundit e tregon më së miri dominimin e Bucks.

Fitore në sekondat e fundit korri Charlotte Hornets, që mundi 100-97 San Antonio Spurs (Hayward 27 pikë). Pas 8 fitoresh radhazi ndalet skuadra e Atlanta Hawks, që u mund 119-100 nga Los Angeles Clippers, një ndeshje me rivalitet.

Leonard realizoi 25 pikë për kalifornianët, ndërkohë që 52 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Shpreson për një vend në play off ekipi i Memphis Grizlies, që mundi 132-126 Boston Celtics (Morant 29 pikë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’