MENU
klinika

NBA

Jazz rikthehen te fitorja, Lakers 3 suksese radhazi

17.03.2021 - 11:32

Ekipet kryesuese dhe pretendente në të dyja konferencat të NBA fituan ndeshjet e fundit përkatëse. Në krye të renditjes në Perëndim qëndron ekipi i Utah Jazz, që mundi në transfertë 117-109 Boston Celtics.

45 pikë për miqtë erdhën nga lojtarët e stolit, ku më të mirët ishin Mithcell me 21 pikë e Clarkson me 20. Jazz rikthehen te fitorja shumë shpejt pas humbjes me Golden State.

Fitorja e tretë radhazi në kampionat për Los Angeles Lakers, që mposhti në shtëpi 137-121 ekipin e Minnesotas. Për miqtë, Towns e Edwards realizuan nga 29 pikë secili, por që s’mjaftuan për të fituar.

Tjetër ndeshje e shkëlqyer për LeBron James, që realizoi një tjetër “triple double”, duke e mbyllur takimin me 25 pikë, 12 rebound e 12 asiste. Edhe Harrell realizoi 25 pikë.

Në Lindje, fiton Philadelphia, kryesuesja e kësaj konference, që mundi ngushtë 99-96 New York Knicks. Ndeshje ku u dallua Tobia Harris, autor i 30 pikëve. Ndërsa Portland arrin një fitore “in extremis” ndaj New Orleans Pelicans, me shifrat 125-124. Ndeshje magjike për Lillard, që realizoi 50 pikë e 10 asiste.

Ndërsa Atlanta mposhti 119-107 Houston Rockets jashtë fushe, ndeshje ku diferencën e bëri Gallinari me 29 pikë. Pa probleme fiton edhe Miami Heat, që mundi 113-98 Cleveland, takim ku shkëlqeu Jimmy Butler me 28 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN