MENU
klinika

NBA

Jazz rikthehen te fitorja, Nets humbin pas 6 sukseseve radhazi

20.03.2021 - 10:22

Përsëri surpriza në ndeshjet e NBA. Kur pritej që Brooklyn Nets të merrte kryesimin në Konferencën e Lindjes, është mposhtur në transfertë nga Orlando Magic, me rezultatin 121-113.

Irving realizoi plot 43 pikë, ndërsa Harden u ndal në 19 pikë, të cilat nuk mjaftuan për pretendentët e Lindjes. Për Magic, ra në sy dyshja Gordon-Fournier, që së bashku shënuan 69 pikë.

Në Perëndim, rikthehet te fitorja skuadra e Utah Jazz, që mposhti në transfertë kanadezët e Toronto Raptors me rezultatin e ngushtë 115-112. Kjo fitore mban në krye ekipin e Utah. Shënuesi më i mirë ishte  Mitchell me 31 pikë.

Spikati edhe fitorja e Phoenix Suns në shtëpi ndaj Minnesotas. Suns mbajnë vendin e tretë në Perëndim. Indiana Pacers fitoi thellë në fushën e Miami Heat, 137-110.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN