MENU
klinika

Dua shkëlqeu në “Grammy”

Jeni kuriozë të dini sa orë mori realizimi i fustanit të saj?

18.03.2021 - 10:58

Mbrëmja e madhe e “Grammy Awards”, u mbajt këtë të dielë në të cilin edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa u nderua me një çmim mjaft të rëndësishëm. Ajo mori çmimin albumi më i mirë i zhanrit pop për albumin “Future Nostalgia”, ndërkohë në vitin 2019 u shpall artistja e re më e mirë.

Pas fitores së saj, të gjithë nxituan ta uronin Duan për çmimin e madh, ndërkohë vetë artistja ka reaguar së fundmi. Ajo ka publikuar foto nga ceremonia dhe ka falenderuar të gjithë ata që ja bënë mbrëmjen e “Grammy Awards” akoma dhe më magjike.

Ndërkohë ajo që na bëri dhe më të lumtur ishte renditja që prestigjozia “Vogue” ka bërë për personazhet të cilët u veshën më bukur në këtë mbrëmje të rëndësishme dhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa qëndronte në krye të listës.

Kjo paraqitje e veçantë e artistes shqiptare mbante markën e ‘Versace’, duke qenë se punon prej vitesh me të. Për të realizuar fustanin rrjetë të Lipës me kristale është bërë një punë kolosale dhe kjo u zbulua nga stilistja italiane, Donatella Versace. Ajo ka ndarë një postim në InstaStory, me anë të të cilit tregon se ka punuar 1500 orë për të dhe se fustani përmban 55 mijë kristale.

“Ky fustan i ateliesë Versace mori 1500 orë për tu bërë dhe është i tëri i mbuluar me 55 mijë kristale”, tregoi Donatella.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN