Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez duket se po shkojnë në rrugë të ndryshme.
Ata u ndanë “disa javë më parë,” tha një burim pranë (ish)çiftit për CNN. “Nuk duket se ata do të kthehen bashkë,” u shpreh burimi duke shtuar se Rodriguez nuk ka qenë i shoqëruar nga Jennifer këto javët e fundit, ndonëse zakonisht ajo qëndronte pranë tij.
Mediat i janë drejtuar për koment J.Lo dhe Rodriguez, por asnjë prej tyre nuk ka reaguar. Muajin e kaluar, ata u fotografuan në Republikën Domenikane, ku Jennifer është duke xhiruar një film.
Të premten, Alex publikoi një foto në varkë duke shkruar: “Mos më shqetëso, thjesht po bëj një selfie [shkruar si sail-fie nisur nga fakti që është duke lundruar]. Cilat janë planet e tua për fundjavë?”
Të enjten, Lopez publikoi një video-montazh të saj duke qeshur, shoqëruar me mbishkrimin: “Gjeni arsye për të qeshur sot.”
Lidhja e tyre u bë publike në shkurt të vitit 2017. Në mars 2019, njoftuan fejesën. Në një intervistë me Devin Banerjee, Alex e përshkroi J.Lo si “central elektrik” duke thënë “Unë nuk kam takuar askënd që ka etikën e punës, vizionin, parimet që zotëron Jennifer. Ajo bën aq shumë sa njerëzit e konsiderojnë trefish kërcënim.”
Alex i propozoi në mars të vitit 2019, por teksa pritej dasma, duket se dyshja vendosi t’i japë fund. Detajet për ndarjen e papritur janë ende të paqarta. Në prill 2019, u përfol edhe se Alex e tradhtoi me një ish-partnere, gjë që u mohua nga Jennifer.