MENU
klinika

Dyshohet si autor i ekzekutimit të 31-vjeçarit

Jepet masa e sigurisë për Hans Jonuzin

06.03.2021 - 12:02

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Hansi Andi Jonusin, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Taulant Gjikës (alias Manaj, Beqiraj). Prokurori i çështjes Kledjan Llaho, i konsideruar si një ndër prokurorët e hekurt, ka kërkuar burg pa afat për 44-vjeçarin për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim e cila është pranuar nga gjykatësi Albert Spiro.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se i akuzuari ka vijuar të heshtë dhe të mos japë detaje për ngjarjen pasi dhe sot nuk ka folur në gjykatë. Dy personat e tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa Hans Jonusi dyshohet se ka qënë në rolin e shoferit në automjetin tip “Ford”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 mars në rrugën Trans-Ballkanike në Vlorë, pranë Gjykatës së Apelit në një orar me lëvizje të shumta, teksa kamerat e sigurisë së objekteve pranë filmuan gjithçka.

Viktima mëngjesin e vrasjes ka kërkuar një shumë lekësh borxh diku, si dhe ka komunikuar në telefon me autorët. Tabulatet telefonike faktojnë bisedat e zhvilluara mëngjesin e djeshëm mes viktimës dhe autorëve, të cilat kanë qenë të ashpra, me debate dhe ofendime. Ata kanë qenë miq dhe shokë me njëri-tjetrin, ndaj dhe 31-vjeçari ka ndaluar, në momentin që ata i kanë dalë para në rrugë.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall