MENU
klinika

Paralajmërimi

Jolie: E gatshme ta padisë Brad Pitt për dhunë fizike ndaj fëmijëve

18.03.2021 - 10:50

Aktorja e njohur, Angelina Jolie ka paralajmëruar se do të zbulojë prova të abuzimit në familje,  në gjyqin e saj të divorcit kundër ish-bashkëshortit Brad Pitt.

Dokumentet që ka siguruar “The Blast” bëjnë të ditur se aktorja 45-vjeçare është duke u munduar të ofrojë prova për siç thuhet, dhunën brenda familjes që ka ndodhur gjatë dy vjetësh martesë me aktorin 57-vjeçar.

Ish-çifti kanë pesë fëmijë së bashku ndërkohë që po vazhdojnë kujdestarinë dhe rregullimet financiare në gjyq, të cilat do tu bëjnë të mundur fëmijëve të tyre më të vegjël të japin dëshmi nëse u jepet leje.

Pak pasi çifti Jolie-Pitt kishin aplikuar për divorc në vitin 2016 ishte bërë e ditur se Brad po hetohej nga FBI-ja dhe shërbimet sociale në Los Anxhelos për shkak të informative se ai “ka abuzuar fizikisht me fëmijët e tij”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjërat marrin tatëpjetën, po kush e ka fajin?!

Prishet marrëdhënia mes Pitt dhe Jolie!