MENU
klinika

Serie A, Java 28

Juve mposhtet në shtëpi, Lazio ia del në Udine

21.03.2021 - 17:03

Ka ndodhur ajo që pak pritej këtë javë në Serie A. Juventus është mposhtur 0-1 në shtëpi nga Benevento. Një humbje që djeg shumë për kampionët, duke ia lehtësuar Interit të shkëputet më shumë.

Në Torino ndodhi çudia e madhe dhe gafën e bën Arthur, 20 minuta nga fundi, kur në mënyrë krejt të pashpjegueshme në mbrojtje pason horizontalisht dhe ia fal topin Gaich, që stopon dhe godet duke mposhtur Szeszcny.

Juventusi hidhet i gjithi në sulm dhe janë të paktën 4-5 tentativa për gol të falura nga ekipi i Pirlos, por Benevento reziston dhe portieri Montipo tregohet fantastik duke bërë pritje vendimtare. Ka edhe protesta për një pengim në zonë të Chiesa dhe Pirlo merr të verdhë. Por, arbitri nuk akordon pasi në pjesën e parë dha penallti dhe VAR e korrigjoi.

Nërsa Lazio merr tri pikë me vlera në Udine ndaj skuadrës vendase. Bardhekaltrit nga Roma siguruan fitoren përmes golit të Marusic në minutën e 37-të. Lazio i afrohet zonës Champions.