MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit 2022

Ka surpriza, Portugalia “flak” dy gola avantazh

27.03.2021 - 22:45

Mbrëmja e sotme ishte plot surpriza në ndeshjet kualifikuese. Portugalia po fitonte 0-2 në Serbi, por në fund është mbyllur 2-2. Po kaq është mbyllur Sllovaki-Maltë, Luksemburgu befason Irlandën 0-1, ndërsa Belgjika ngen 1-1.

Ishin portugezët që kaluan në avantazh në minutën e 11-të me yllin Diogo Jota. Ylli i Liverpool-it ka marrë një pasim perfekt nga Bernardo Silva dhe ka dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë.

Gjithçka e lehtë për Portugalinë në pjesën e parë, teksa shkoi në dhomat e zhveshjes me një avantazh bindës 2-0. Diogo Jota, protagonist absolut me një dygolësh. Ylli i Liverpool-it dyfishoi po me një tjetër goditje me kokë në minutën e 36-të.

Megjithatë, për 15 minuta në pjesën e dytë Serbia barazon shifrat. Mitrovic në 46’ shënoi golin e parë për vendasit, ndërsa Kostic hapi totalisht ndeshjen në 60’. Gjithsesi, nuk pati më gola, më ndeshjen që përfundon në barazim 2-2.

Republika Ceke barazon 1-1 me Belgjikën. Kanë qenë vendasit që kanë kaluar në avantazh me Provod. Mesfushori ka ndëshkuar portierin Courtois me një goditje të bukur nga jashtë zone në 50’. Dhjetë minuta më pas Lukaku barazoi shifrat për miqtë.

Sllovaki-Maltë përfundon 2-2. Malta befasoi Sllovakinë në pjesën e parë me dy gola në harkun e katër minutave. Por në dytën vendasit sllovakë barazuan shumë shpejt në 2-2. Strelec në 49’ dhe Skriniar në 53’ iu kundërpërgjigjën Maltës po në 4 minuta. Vendasit nuk arritën të përmbysnin.

Ndërsa Luksemburg befasoi në fund Irlandën në Dublin. Një gol i Rodrigues në 85’ kaloi miqtë në avantazh, duke marrë tri pikë me shumë vlerë dhe lënë në fund Irlandën. Luksemburg nuk mund të quhet më surprizë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN