Për të pasur sa më shumë e sa më parë doza vaksinash, qeveria ka diversifikuar gamën e tyre. Pas “Pfizer”-it dhe “AstraZeneca”-s, të njohura dhe miratuara ndërkombëtarisht, nga kjo javë në “lojë” u futën vaksinat ruse e kineze.
Dr. Gustavo Romero, of University Hospital of Brasilia’s Nucleus of Tropical Medicine, presents to the press China’s Sinovac Biotech experimental vaccine for the new coronavirus before it is administered to volunteers in Brasilia, Brazil, Wednesday, Aug. 5, 2020. According to a statement from the University Hospital, 850 volunteers, including health professionals, will receive shots starting Wednesday as part of a study on whether the experimental vaccine works. (AP Photo/Eraldo Peres)
Dhjetë mijë doza “Sputnik V” erdhën dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa dyndja për të cilën foli Kryeministri, duket se do të vijë nga vendi me i populluar, Kina. Përveç qeverisë që është në luftë me kohën për të siguruar sa më shumë sasi, të çfarëdolloj qoftë, kjo nuk ka kënaqur askënd, Përkundrazi. Alternativat kanë ngritur pikëpyetje të mëdha në popullatë. Kush do ta bëjë kë?!
ALTERNATIVAT
Që nga shpërthimi i pandemisë, rreth 300 kompani farmaceutike janë sot në treg për t’u certifikuar e më pas prodhuar sa më shumë doza vaksinash. Pavarësisht mënyrës se si janë “ngjizur”, ajo që bën diferencën midis tyre është efikasiteti. Bazuar në këtë tregues, në krye të listës janë “Pfizer” dhe “Moderna”, që kanë raportuar mbrojtje 95%, e ndjekur nga vaksina ruse “Sputnik V” me 92%. Ndërsa “AstraZeneca” ka raportuar fillimisht një normë efikasiteti prej 70%, e cila u rrit në studimet e fundit deri në 79%. Të trija kanë marrë miratimin e rregullatorëve europianë dhe amerikanë të medikamenteve.
Ndryshe nga të parat, të dhënat për “Sinovax” që prodhon vaksinën me emrin “Coronavax” janë disa dhe kontradiktore. Në testimet që i janë bërë në vendet ku po administrohet rezultojnë shkallë të ndryshme efikasiteti, duke ngritur shqetësime nëse vaksina bën realisht punë apo jo. Për shembull, autoritetet shëndetësore të Brazilit thanë se “Coronavax” ishte vetëm 50.38% efektive në parandalimin e koronavirusit, shifër kjo që plotëson pragun e kërkuar nga rregullatorët globalë për miratim prej 50%, por shumë poshtë vlerësimit të mëparshëm, 78%.
Krahas Kilit, Meksikës, Kamboxhias, Brazilit, Azerbajxhanit e shtete të ngjashme, i vetmi vend i madh që po e administron është Turqia, e cila në pamundësi për të blerë dozat që i nevojiteshin nga “Pfizer”, iu desh të nënshkruante marrëveshje me “Sinovax” për 100 milionë vaksina, si të vetmen mënyrë për të hequr kufizimet ekonomike.
Ndërkohë që kryen injektime, autoritetet turke bëjnë edhe studime. Në fillim të marsit, vaksina që e përdorin prej gjysmës së janarit, sipas tyre është 83.5% efektive, një nivel mbrojtjeje më i ulët se ai i parashikuari, por dukshëm mbi vlerësimin brazilian. I vetmi avantazh që ka në raport me të tjerat është se mund të ruhet në temperaturën e një frigoriferi shtëpiak, por ndryshe nga paraardhësit e saj, nuk ka përfunduar ende provat klinike të fazës së tretë, e cila është definitive për t’u shtrirë në masë të gjerë.
CFARË THONË EKSPERTËT
Me të lidhur marrëveshjen për blerjen e vaksinave kineze nën garancinë turke, të parët që u pyetën ishin ekspertët. Numri 2 i shëndetësisë, Eugena Tomini e tha qartë në një dalje medatike se numri i shtuar i infektimeve dhe mosmarrja e sasisë së pretenduar nga vaksinat perëndimore detyruan qeverinë të kthente sytë nga lindja. Dhe kjo u bë pa humbur kohë.
“Përpjekjet ishin që të vinin sa më shpejt, por numri i rasteve filloi të ngrihej vrullshëm. Në fillim nuk kishim mendje për vaksina nga lindja, por kurrë nuk është hequr mundësia për vaksina të tjera. Për të ulur intensitetin e madh të infektimit kërkuan edhe kanale të tjera”. Edhe mjeku Kita Sallabanda e cilësoi një nevojë sigurimin e dozave ruse e kineze, por nuk dha siguri nëse ato bëjnë punë.
“Qeveria shqiptare është e detyruar të kthejë kokën nga vaksinat e lindjes, por nuk ka arritur dot t’i marrë nga ‘Pfizer’ dhe ‘Moderna’, nënvizoi ai, duke shtuar se përpara përdorimit duhet të analizohen faktet. “Është ndaluar përdorimi për momentin për shkak të mortalitetit dhe sëmundjes. Këto janë fakte që duhet t’i zbulojmë dhe të bëjmë kujdes. Në Kili 30% e popullsisë nuk ka pasur asnjë efekt vaksina, siç për shembull ka pasur ‘Pfizer’ në Izrael”.
Edhe epidemiologu, Ilir Alimehmeti, duke justifikuar kohën që nuk duhet humbur, tha se duhej pritur “OK” nga EMA. “Unë do prisja certifikimet zyrtare. Mjekësia bazohet mbi të dhëna”. Mungesa e certifikimit nga autoritetet shëndetësore europiane, importi i vaksinës jo nga vendi i origjinës, por përmes një vendi tranzit dhe efikasiteti i saj janë tre problemet serioze që bëjnë shqiptarët ta mendojnë dy herë, nëse do të duan të imunizohen nga COVID-19.