MENU
klinika

E cilësojnë latine

Këngëtarja shqiptare “iu mbyll gojën” të gjithëve me përgjigjen

20.03.2021 - 12:25

Ndonëse nuk është aktive në muzikë, këngëtarja shqiptare, Lindita Halimi poston vazhdimisht në rrjetet sociale. Ajo ndan shpesh momente nga përditshmëria, veçanërisht me vogëlushen e saj, Kaimana.

Linda ka dhe shumë fansa të huaj, duke qenë se prej vitesh jeton në Amerikë.

Edhe pse këngëtarja e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj, disa ndjekës të huaj e kanë ngatërruar me latine. Së fundmi, ajo ka marrë shumë mesazhe të tilla, ndaj ajo ka vendosur t’ju përgjigjet publikisht të gjithëve.

“Unë nuk jam latine! Unë jam shqiptare! Jam e kënaqur, sepse i dua shumë latinët e mi dhe sinqerisht të gjithë, por për t’ju përgjigjur gjithë mesazheve, unë jam shqiptare krenare nga Kosova”, ka shkruar Lindita në një postim.

Kujtojmë që Halimi pritet që të konkurrojë këtë vit në “Kënga Magjike” me shumë emra të njohur të muzikës shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Befason me shumën stratosferike

Sa fiton Linda Halimi në një vit?