MENU
klinika

Olimpiada

Kina ofron vaksinën falas për “Tokyo 2020”

12.03.2021 - 19:22

Një vaksinë anti-Covid nga Kina për të gjithë pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të kësaj vere. Kjo është oferta e bërë nga qeveria kineze për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, e cila ka dalë garant për të vaksinuar të gjithë pjesëmarrësit me vaksinën kineze.

E gjitha është që sportistët dhe jo vetëm, të promovojnë vaksinën kineze nëpër botë. Vaksinimi do të kryhet te pjesëmarrësit e Tokyo 2020 dhe Pekin 2022. Për secilën dozë, qeveria do të blejë dhe dy doza të tjera që do të përdoren për të vaksinuar qytetarët kinezë.

Kontributi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në këtë mision është me kosto zero. Kreu i Komitetit, Thomas Bach ka premtuar dhe njëherë se Olimpiadat do të jenë të sigurta dhe shtoi se spekulimet për anulimin e turneut janë tërësisht të pabaza.

Sa i përket publikut, Toshiro Muto, CEO i Tokyo 2020, në fjalën e tij në Kongres foli për rimbursimet e biletave në rast të mbylljes totale të impianteve sportive. Lojërat Olimpike të Tokyos janë programuar për t’u mbajtur nga e premtja e 23 korrikut deri më 8 gusht 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ceremonia e hapjes pa spektatorë

Qeveria japoneze: Olimpiada pa tifozë të huaj