MENU
klinika

European Women’s Under-19

Kombëtarja e femrave U-19 mëson rivalët

12.03.2021 - 16:48

Është hedhur në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s shorti i vlefshëm për UEFA European Women’s Under-19 Championship. Shqipëria ndodhet në Ligën B, ku është shortuar në grupin B3 me Uellsin, Moldavinë dhe Andorrën.

Kualifikueset U-17 dhe U-19 për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi, me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të vitit 2020, duke ndarë skuadrat në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Europian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkurruese dhe për tu ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Europian.

Në Ligën A janë 7 grupe me nga katër skuadra, ndërkohë që në Ligën B janë gjashtë grupe me nga katër skuadra. Kombëtarja jonë do t’i zhvillojë ndeshjet në data 19, 22 dhe 25 tetor të vitit 2021, teksa vajzat tona do të tentojnë ngjitjen në Ligën A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


UEFA European Women’s Under-17 Championship

Shqipëria pritëse, ja me kë u shortua Kombëtarja e femrave U-17