MENU
klinika

Pritet të korrigjohet Reforma në Drejtësi

Seanca e fundit e Kuvendit 20 ditë para zgjedhjeve

16.03.2021 - 10:26

Seanca e fundit plenare së Kuvendit në këtë sesion parlamentar do të zhvillohet më 5 Prill, konkretisht 20 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Në mbledhjen e sotme të konferencës së kryetarëve është vendosur programi i punës së Kuvendit për periudhën 29 mars-7 maj dhe kalendari i punimeve për periudhën 22 mars-9 prill 2021.  Në përfundim të mbledhjes është vendosur zhvillimi i seancave plenare në datat 23 mars, 29 mars dhe 5 prill 2021.

Brenda kësaj periudhe pritet të kalohen edhe korrigjimet e reformës në Drejtësi të propozuar nga socialistët.

8 ligjet që pritet të ndryshohen janë disa çështje që nuk kanë funksionuar si duhet që nga viti 2016 kur u miratua Reforma në Drejtësi e deri tani.

Mes çështjeve që preken nga këto ndryshime janë kufizimi i punës së SPAK për hetimin e ngjarjeve të vogla siç është përfshirja e një efektivi policie në korrupsion dhe fokusimin e këtij institucioni në hetimin e zyrtarëve të lartë.

Gjithashtu pritet të ndryshohen edhe procedurat e dosjeve në Gjykatën e Lartë për të shmangur stokun. Këto ndryshime kërkojnë 84 vota për miratim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndër të tjera u miratuan e 8 akte normative

Përfundon seanca plenare, çfarë u miratua sot në Kuvend?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!