MENU
klinika

Formula 1, pole position

Konfirmohet Red Bull, ndjek Mercedes, pastaj Ferrari

27.03.2021 - 17:16

Konfirmohet ajo që është vënë re gjatë provave. Në garën e parë sezonale të Formula 1, Max Verstappen me Red Bulla do të niset i pari, pasi regjistroi kohën më të mirë në pole position.

I dyti nesër në Bahrein do të niset Lewis Hamilton, afro 400 të mijtat pas holandezit. Në vend të tretë sërish një makinë Mercedes, me Valtteri Bottas që kërkon të surprizojë në startin e garës së parë.

Pastaj vjen Charles Leclerc me Ferrari, që do të kërkojë të përfitojë nga cdo gabim i pilotëve më para. Në vend të pestë Gasly me Alpha Taurid he pastaj dy makina të McLaren. Sainz në vend të tetë, ndërsa Alonso shfaqet protagonist në rikthim, me Alpine në vendin e nëntë. Mbyll 10-en Stroll me Aston Martin.

Në periodën e parë mbetën jashtë Ocon, Latifi, Vettel dhe dy pilotët e Haas, Schumacher dhe Mazepin. Ajo që ra në sy në periodën e dytë ishte performance e Carlos Sainz, që nga vendi i 15-të, u rendit i pari, ndjekur nga Leclerc.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN