MENU
klinika

Kategoria e Parë

Korabi mposht Dinamon, kreu në “ankand”

29.03.2021 - 14:31

Ndeshja e fundit në Kategorinë e Parë rihap totalisht llogaritë në Grupin A. Korabi triumfoi ndaj Dinamos me rezultatin 1-0, në supersfidën e vlefshme për javën e 18-të.

Ishte Xhulio Skuka që në minutën e 26-të, shndërroi në gol një 11-metërsh, duke i dhënë 3 pikë të arta skuadrës dibrane, që parakaloi në renditje dinamovitët.

Më këtë triumf Korabi u ngjit në kuotën e 33 pikëve, duke mbajtur përkohësisht vendin e dytë me 1 pikë më pak se Burreli kryesues. Pra, tre ekipe për vendin e parë, që në fazën e fundit të play-off-it do të luftojnë fort me njëri-tjetrin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN