Presidenti amerikan ka dënuar si shkelje ndaj Kombeve të Bashkuara lëshimin e fundit të Pyongyang të dy armëve të dyshuara balistike nga brigjet lindore në Detin e Japonisë.
Koreja e Veriut kërcënoi një zgjerim të mëtejshëm ushtarak të Shtunën në përgjigje të dënimit të Joe Biden për lëshimin e raketave gjatë kësaj jave, një provë armësh që shënoi provokimin e parë thelbësor të Pyongyang që kur presidenti i SHBA mori detyrën.
Korea e Veriut e armatosur me arsenal bërthamor ka një histori të gjatë të përdorimit të testeve të armëve për të rritur tensionet, në një proces të kalibruar me kujdes për të provuar realizimin e objektivave të tij.
Pyongyang kishte kërkuar që kur administrata e re mori detyrën në Uashington, madje ka refuzuar ekzistencën e administratës së re deri javën e kaluar.
Por të enjten, ajo nisi dy armë nga bregu i saj lindor në Detin e Japonisë, i njohur si Deti Lindor në Kore.
Pas nisjes, Biden e etiketoi testin si një shkelje të rezolutave të KB dhe këshilloi shtetin e izoluar ndalimin e shtimit të provave ushtarake, duke paralajmëruar se “do të ketë një reagim konkret nga ana e SHBA-së nëse ata vendosin të përshkallëzojnë situatën përmes provokimeve të vazhdueshme”.
Ri Pyong Chol, një zyrtar kryesor në programin e raketave të Koresë së Veriut i cili mbikëqyri provën, tha se komentet e presidentit kishin zbuluar “armiqësinë e tij të thellë” ndaj regjimit.
“Vërejtje të tilla nga presidenti i SHBA janë një shkelje e fshehur e të drejtës së shtetit tonë për vetëmbrojtje dhe provokim ndaj tij,” tha Ri në një deklaratë të botuar nga media shtetërore KCNA.
Ri tha se Pyongyang po shprehte “shqetësimin e tij të thellë ndaj shefit ekzekutiv të SHBA që po fajëson provat e armatimeve, një ushtrim i të drejtës së shtetit tonë për vetëmbrojtje, si shkelje e rezolutave të KB.”
“Nëse SH.B.A. vazhdon me vërejtjet e saj të pamenduara pa menduar për pasojat, ato mund të përballen me diçka që nuk është e mirë”, shtoi ai, duke paralajmëruar që Koreja e Veriut ishte e përgatitur të “vazhdonte të rriste fuqinë mbizotëruese ushtarake”.
Komentet erdhën në një kohë kur Uashingtoni është në fazat e fundit të një rishikimi të politikave mbi Korenë e Veriut, me sinjale të një linje të vendosur mbi denuklearizimin, sanksionet dhe të drejtat e njeriut.
Leif-Eric Easley, një profesor në Universitetin Euha në Seul, tha se vërejtjet e Ri ishin “në thelb një kërcënim që Koreja e Veriut t’i përgjigjet rishikimit të politikës amerikane me më shumë teste”.
“Pyongyang po zbaton një strategji të paramenduar të avancimit të aftësive ushtarake dhe shtimit të tensioneve,” shtoi ai.
Pyongyang ka bërë përparim të shpejtë në aftësitë e tij nën udhëheqësin Kim Jong Un, duke testuar raketa të afta për të arritur të gjithë SHBA ndërsa tensionet u rritën në 2017.
Koreja e Veriut ka raportuar se nisja provave e së enjtes, sulmi i saj i parë thelbësor që kur Biden erdhi në zyrë, ishte një provë e një “predhe me udhëzim taktik” të ri me një motor me karburant të ngurtë.
Kryeministri japonez Yoshihide Suga u shpreh kritik ndaj dy armëve të lëshuara nga raketat balistike të bregut lindor të Koresë së Veriut, të cilat është e ndaluar të zhvillohen sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB.
Një komitet sanksionesh i KB përqendruar në Korenë e Veriut të armatosur me arsenal bërthamor u ka kërkuar ekspertëve të saj të hetojnë provën dhe anëtarët evropianë të Këshillit të Sigurimit kanë kërkuar një takim urgjent për të diskutuar lidhur me Korenë e Veriut.
Koreja e Veriut ka raportuar se nisja e armatimit të së enjtes, sulmi i saj i parë thelbësor që kur Biden erdhi në zyrë, ishte një provë e një ‘predhe me udhëzim taktik’ të ri me një motor me karburant të ngurtë.
Korea e Veriut tashmë është nën grupe të shumta sanksionesh ndërkombëtare për armët e tij të ndaluara bërthamore dhe programet e raketave balistike.
Një samit midis Kim dhe presidentit të atëhershëm të SHBA Donald Trump në Hanoi në shkurt 2019 u prish për lehtësimin e sanksioneve dhe atë që Pyongyang do të ishte i gatshëm të hiqte dorë në këmbim.
Cheong Seong-chang, drejtor i Qendrës për Studime të Koresë së Veriut në Institutin Sejong në Seul, i tha AFP se administrata e Biden mund të kërkojë të vendosë “sanksione shtesë kundër Pyongyang” nëse Korea e Veriut vazhdon me provokimet e saj ushtarake.
“Nga tani, dikush mund të presë më shumë teste të armëve nga Korea e Veriut dhe përgjigje shumë të ashpra nga SH.B.A.”, tha ai.
Përkthyer dhe përshtatur nga Al Jazeera/ F.H, Konica.al