MENU
klinika

Raportimi nga mediumi izraelit

“Kosova hap Ambasadën në Jerusalem të hënën”

12.03.2021 - 11:41

Mediumi izraelit “Israel Hayom” ka raportuar sot se Kosova do ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem të hënën.

Ky medium i Izraelit shkruanse diplomatë të lartë të të dy vendeve do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës që do të mbahet në qendër të Jerusalemit të hënën, transmeton Gazeta Express.

Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 Shkur të këtij viti në një ceremoni virtuale. Kosova në anën tjetër është zotuar që ambasadën e saj do ta hapë në Jerusalem përkundër kundërshtimeve nga ana e Bashkimit Evropian dhe Turqisë së Erdoganit.

Izraeli është bërë shteti i 117 që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e tij që i ka shkruar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të datës 17 Shkurt ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Netanyahu në letrën e urimit, ka thënë se do të ishte i lumtur që ta mirëpriste Albin Kurtin në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për inaugurimin e saj”, thuhet në letrën e Netanyahut. /GazetaExpress/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!