MENU
klinika

Deputeti në parlamentin serb i përgjigjet Vuçiçit

“Kosova është shtet dhe pikë, të nervozohet kush të dojë”

19.03.2021 - 16:52

Pas fotos së publikuar në rrjetet sociale të Presidentit Aleksandar Vuçiç të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë ka reaguar edhe deputeti me origjinë shqiptare në Kuvend në Beograd, Shaip Kamberi.

Ai thotë se Kosova është shtet pavarësisht se kush mund të nervozohet nga ky fakt.

“Le të nervozohet kush të doje, ama Kosova është shtet dhe pikë”, tha Kamberi.

Vendosja e flamurit të Serbisë, mbi hartën e Republikës së Kosovës, nga ana e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ngjalli reagime të shumta. I pari i serbëve, e quan si masakër ndaj serbëve të Kosovës atë që ndodhi në Mars të 2004.

17 vjetorin e trazirave, Vuçiç vendosi ta përkujtojë me një fotografi kontroverse që ngjalli shumë debat në opinion publik në Kosovë.

Ai në profilin e tij zyrtar në Instagram ka shpërndarë një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë duke shkruar krahas saj se më asnjëherë s’do të lejojë të ndodhë përsëri një ngjarje e tillë

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë