MENU
klinika

Dardanët tregojnë forcën

Kosova fiton thellë ndeshjen e parë të vitit

24.03.2021 - 22:34

Përfaqësuesja e Kosovës ka treguar edhe njëherë vlerat e saj. Në ndeshjen e parë miqësore për këtë vit, dardanët fituan 4-0 në shtëpi ndaj Lituanisë. Vetë rezultati flet vetë…

Kosova ka kaluar në avantazh në minutën e 27-të. Goli i shënuar për “Dardanët” pati si autor të zakonshmin Arbër Zeneli. Numri 10 finalizoi në mënyrë perfekte një kundërsulm të shpejtë, duke mposhtur portierin mik me një të djathtë fantastike.

Në pjesën e dytë është sulmuesi tjetër i Kosovës, Vedat Muriqi, ai që dyfishoi shifrat. Futbollisti i Lazios realizoi në minutën e 63-të. Tetë minuta më pas është sërish Zeneli që realizon, duke cuar shifrat në 3-0. Në të 79’ Halimi shënon edhe golin e katërt.

Një ndeshje pozitive e dardanëve, të cilët jo vetëm që fitojnë pastër, por tregojnë se janë në rritje. Kundërshtari ndoshta nuk ishte i një niveli të fortë, por loja ishte pozitive. Kosova do të luajë më 27 mars ndeshjen e parë kulifikuese të Botërorit ndaj Suedisë në Prishtinë.