Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kthen dokumentet për korrigjim 6 subjekteve zgjedhore. Bëhet fjalë për dokumentacionin e listës shumёemёrore të kandidatëve për deputetë të këtyre 6 subjekteve, mes tyre dhe Partisë Socialiste dhe koalicionit opozitar Aleanca për Ndryshim, të udhëhequr nga PD.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike pas shqyrtimit të projektvendimeve vendosi kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listave shumemërore të kandidatëve për të deputet të depozituar nga:
Partia Nisma Thurje;
Partia Balli Kombëtar;
Partia Bindja Demokratike;
Partia Socialiste e Shqipërisë;
Koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN;
Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor–Emigracioni-Ora e Shpresës dhe Konservatorët”;