MENU
klinika

Kur pritet të mbahet seanca për qeverinë?

U zgjodh kryetar Kuvendi/ Glauk Konjufca mesazh Osmanit

22.03.2021 - 12:38

Glauk Konjufca pranoi sot detyrën e kryetarit të Kovendit të Kosovës. Në fjalën e mbajtur sot ai falënderoi Vjosa Osmanin për kontributin, duke thënë se është i bindur se shumë shpejt ajo do të zgjidhet presidente e Kosovës.

Glauk Konjufca ka thënë se seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re mund të mbahet për disa orë.

“Faleminderit z. Osmani. Për nga mosha parlamentare e angazhimi jemi pak a shumë të njëjtë. Ajo e ka kryer me përgjegjësi të lartë detyrën e u.d. presidentes së Kosovës. Keni dhënë shembull të shkëlqyeshëm në politikë, e kudo.

Kështu që më vjen mirë që përmes zgjedhjes së kryetarit e kryesisë së Kuvendit u hap rruga për institucionet e Kosovës të shkojnë hapave të tjerë. Për zgjedhjet e Qeverisë së Kosovës, por shumë së shpejti edhe për ju si presidente e ardhshme e Kosovës”, tha Konjufca.

“Për mua nuk do të ketë deputetë të kësaj apo asaj partie. Për mua si kryetar i Kuvendit do të ketë deputetë të barabartë të popullit të Kosovës, sepse kështu jeni. Të gjithë së bashku dhe në emër tuajin, po i falënderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës meqë pa votuar ata, ne nuk do mund të vinim këtu. Na priftë e mbarë dhe e shpall të mbyllur këtë seancë. Për seancën e zgjedhjes së qeverisë do t’iu lajmërojmë me kohë”, ka deklaruar Konjufca.

Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca nga LVV-ja është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.