Zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik i mbrëmjes së kaluar pranë kryqëzimit të Dajçit, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku humbi jetën një 55-vjeçar.
Mësohet se viktima është studiuesi Eduard Grishaj, i cili u nda nga jeta teksa makina e tij u përplas me një kamion.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, ku makina e Grishaj është shtypur e gjitha dhe ka përfunduar poshtë kamionit, duke u shkatërruar plotësisht.
Për ngjarjen ka reaguar edhe ish-deputetja e PD, Izmira Ulqinaku, e cila shkruan se Grishaj nuk do harrohet kurrë për kontributin e tij në demostratën antikomuniste të 2 prillit.
“Ngushëllime familjes Grishaj për ndarjen nga jeta, në mënyrë tragjike të familjarit model!
Studiuesi Eduard Grishaj ishte një qytetar i nderuar shkodran, një intelektual, që nuk do harrohet kurrë për kontributin e tij në demostratën antikomuniste të 2 prillit e në pasurimin e memories kulturore të qytetit.”, shkruan ish-deputetja e PD, Izmira Ulqinaku.
Viktima Eduard Grishaj ishte studiues dhe përgjegjës i fondit Pipa në Bibliotekën e Muzeut Historik Shkodër.