MENU
klinika

Nga Jurgis Çyrbja, Rrahman Rrahja te djali i Aqif Rakipit

Kush fshihet te lista e PS. Socialistët kandidojnë edhe…

10.03.2021 - 11:22

Lista e kandidatëve të Partisë Socialiste “fsheh” brenda saj dhe emra të përfolur më parë për drejtësinë.

Selia rozë nuk arriti edhe kësaj radhe që të paktën emrat që kanë dalë në përgjimet e prokurorisë, apo familjarë të deputetëve të përfshirë në akte penale, të mos ishin më pjesë e listës së Partisë Socialiste.

Deputeti Jurgis Çyrbja, i 3-ti në qarkun e Durrësit dhe Ilir Ndraxhi, i 5-ti në këtë qark, kanë dalë në përgjimet e prokurorisë në dosjen “Avdylaj”.

Po ashtu, edhe deputeti i Krujës, Rrahman Rrahja, i 6-ti në listën e Durrësit, i denoncuar se kishte bërë presion në Komisariatin e Fushë-Krujës kundër arrestimit të djalit të tij, i cili kishte rrëmbyer dhe kërcënuar një shtetase.

Gjithashtu, në listën e Partisë Socialiste figuron edhe djali i ish-deputetit të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi.

Në listën e kandidatëve të qarkut të Tiranës, kryetari i Partisë Socialiste ka vendosur si kandidatin e 30-të, Ornaldo Aqif Rakipin.

Djali i ish-deputetit të PDIUsë është vendosur në listë mbi Eljo Hyskon, deputetin dhe kreun aktual të FRESH-it.

Ornaldo Rakipi është i datëlindjes 29.01.1994 dhe sipas ekstraktit të Gjendjes Civile, ai figuron votues në Njësinë Bashkiake numër 5 në Tiranë. Aqif Rakipi ishte ndër deputetët që iu hoq mandati nga ligji i dekriminalizimit.

Ai fitoi mandatin në qarkun e Elbasanit, konkretisht në zonën e Peqinit, me siglën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet. Por influencën e tij ish-deputeti Rakipi e ka treguar edhe në qarkun e Elbasanit.

Sajmir Hasalla, i 5-ti në listën e këtij qarku, ish-kryetari i Bashkisë së Peqinit, është bashkëshorti i mbesës së Aqif Rakipit. Gjithashtu, në listën e Partisë Socialiste janë përfshirë edhe 7 deputetët të opozitës parlamentare, të cilët e bënë funksional Parlamentin shqiptar pas djegies së mandateve nga partitë opozitare.

Një nga emrat surprizë ishte ai i deputetit Halit Valteri, i cili do të kandidojë për deputet nën siglën e PS-së dhe është renditur i 35-ti në qarkun e Tiranës.

Gjithashtu, në listën e Tiranës është edhe Ylli Shehu, që renditet në listë i 24-ti. Ndërkohë, në qarkun e Fierit do të kandidojë Nimet Musai dhe Robert Bitri, deputetë të opozitës nga listat e LSI-së. Në Korçë, nën siglën e socialistëve do të garojë edhe minoritari Vasil Sterjovski.

Në Dibër kandidon për PS-në edhe ish-deputetja e LSI-së, Aurora Mara. Në vendin e 10-të të listës së PS-së për qarkun e Elbasanit garon Enver Roshi, që erdhi gjithashtu nga LSI-ja. Por në listën e Partisë Socialiste janë edhe dy ish-ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nasip Naço, ish-ministri i Drejtësisë renditet i 4-ti në qarkun e Beratit. Ndërsa Lefter Koka, ish-ministri i Bujqësisë së LSI-së, është i 7- ti në listën e Durrësit. Listës së PS-së në Shkodër i është bashkuar edhe Frrok Gjini, demokristian, kunati i Nard Ndokës, i cili edhe ai kandidon në qarkun e Shkodrës për Partinë Demokratike.

Berat

Hatixhe Konomi
2. Bardhyl Kollçaku
3. Fadil Nasufi
4. Nasip Naco
5. Blendi Klosi
6. Sara Satka
7. Jurgen Pushi
8. Klajdi Qama
9. Rabushe Hoxha
Dibër
1. Lavdim Krrashi
2. Aurora Marra
3. Dionis Ymeri
4. Melaim Damzi
5. Spartak Koltraka
6. Anisa Gjika

Durrës

Milva Konomi
2. Alban Xhelili
3. Jurgis Çyrbja
4. Klodiana Spahiu
5. Ilir Ndraxhi
6. Rrahman Rrahja
7. Lefter Koka
8. Edi Rama
9. Ana Dhamo
10. Artan Bitri
11. Kejda Bejaj Ferra
12. Arkend Balla
13. Denis Deliu
14. Klementina Meçe
15. Erjon Meka

Elbasan

Evis Kushi
2. Klevis Xhoxhi
3. Besjan Ajazi
4. Desantila Tahiraj
5. Sajmir Hasalla
6. Florenc Spaho
7. Luan Duzha
8. Taulant Balla
9. Albana Hana
10. Enver Rroshi
11. Briseida Gjoza
12. Marsida Hyseni
13. Shkelqim Bullari
14. Kristaq Skenderi
15. Endri Pepa

FIER

Erion Braçe
2. Petro Koçi
3. Lindita Buxheli
4. Bashkim Fino
5. Baftiar Zeqo
6. Antoneta Dhima
7. Bujar Çela
8. Ismet Beqiraj
9. Tatjana Pirro
10. Gramoz Ruçi
11. Robert Bitri
12. Mirza Petushi
13. Arber Arapi
14. Sokol Krasniqi
15. Esiola Hoxha
16. Erges Krakolli
17. Adela Hysenaj
18. Nimet Musai

Korçe

Eni Zaka
2. Ilirian Pendavinji
3. Blerina Gjylameti
4. Ilir Topi
5. Olta Xhaçka
6. Niko Peleshi
7. Edlira Bode
8. Bledi Çomo
9. Besa Spaho
10. Dhora Dajko
11. Arian Jaupllari
12. Vasil Sterjovski

Kukës

Gerta Duraku
2. Petrit Malaj
3. Halim Dauti

Gjirokastër

Mirela Kumbaro Furrxhi
2. Laert Duraj
3. Bledar Çuçi
4. Artemis Malo
5. Kosta Garo
6. Kjara Adhami

Lezhë

Lindita Nikolla
2. Eduart Ndreca
3. Shpresa Marrnoi
4. Gentian Malotaj
5. Benard Balaj
6. Eueda Molla
7. Erjola Ndoci
8. Gjon Ndoci
9. Lina Guri

Shkodër

Edona Bilali
2. Paulin Sterkaj
3. Benet Beci
4. Ilir Beqaj
5. Frrok Gjini
6. Lela Berdica
7. Pal Peraj
8. Kristian shkreli
9. Diana Muriqi
10. Jona Leqejza
11. Alda Mema
12. Kabir Fishta

Tiranë

Luljeta Bozo
2. Najada Como
3. Ervin Bushati
4. Ogerta Manastirliu
5. Arben Ahmetaj
6. Ulsi Manja
7. Etilda Gjonaj
8. Arben Pëllumbi
9. Elisa Spiropali
10. Belinda Balluku
11. Toni Gogu
12. Etien Xhafaj
13. Ermonela Felaj
14. Xhemal Qefaliaj
15. Fidel Ylli
16. Klotilda Ferhati
17. Alqi Bllako
18. Eduart Shalsi
19. Pandeli Majko
20. Plarent Ndreca
21. Mimi Kodheli
22. Dallendyshe Bici
23. Fatmir Xhafa
24. Ylli Shehu
25. Alfred Muharremi
26. Romina Kuko
27. Edmond Rushi
28. Spartak Braho
29. Klodeta Dibra
30. Ornaldo Rakipi
31. Bora Muzhaqi
32. Eljo Hysko
33. Vaid Shaba
34. Kledina Skendo
35. Halit Valteri
36. Tahir Muhedini

Vlorë

Pranvera Resulaj
2. Anduel Tahiraj
3. Vullnet Sinaj
4. Anila Denaj
5. Niko Kuri
6. Ilir Metaj
7. Damian Gjiknuri
8. Edi Rama
9. Teuta Rama
10. Ervis Mocka
11. Alket Hyseni
12. Laura Ferhati

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN