Piepol blogu i sondazheve Europe Elects ka dalë në një parashikim mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 25 prill në Shqipëri.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Europe Elects në Twitter, partitë shqiptare që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit renditen kështu:
– PS: 50% (+2)
– PD: 38% (+1)
– LSI: 9% (-2)
– PDIU: 2%
Për arritjen e këtyre rezultateve është marrë një kampion prej 1,600 personash, dhe puna në terren është zhvilluar nga 25 shkurti deri në 09 mars. Ky blog nuk bën vet sondazhe por i është referuar atij të kompanisë prestigjoze të sondazheve “MRB”, që në Shqipëri bashkëpunon me Euronews Albania.
Albania, MRB poll:
PS-S&D: 50% (+2)
PD-EPP: 38% (+1)
LSI~S&D: 9% (-2)
PDIU~RE: 2%