MENU
klinika

Nga Genc Pollo te Luçiano Boçi dhe Halim Kosova

Kush janë 11 emrat e rëndësishëm në PD që nuk u futën në listën e kandidatëve për deputetë

09.03.2021 - 09:42

Në listën zyrtare të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, bie në sy mungesa e disa emrave aktivë në këtë forcë politike.

Në krye të listës, Basha ka vendosur drejtuesit politikë të qarqeve. Veçanërisht në Tiranë, vendet e sigurta janë zënë nga aleatët e Bashës, si Fatmir Mediu, kreu republikan, Shpëtim Idrizi i PDIU-së së bashku me Mesila Dodan, Vangjel Dulen e PBDNJ-së dhe Dashamir Shehin e LZHK-së.

Ndërsa kreu demokristian Nard Ndoka është renditur në një zonë thuajse të pasigurtë.

Jashtë listës janë lënë disa emra të rëndësishëm në Partinë Demokratike, Si Luciano Boçu, Genc Pollo, Endri Hasa e të tjerë.

Lista me emrat e ish-deputetëve që nuk u përfshinë në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së:

Luciano Boci

Genc Pollo

Hekuran Hoxhalli

Klevis Balliu

Andon Frrokaj

Romeo Gurakuqi

Lorenc Luka

Halim Kosova

Xhemal Gjunkshi

Florion Mima

Endri Hasa