MENU
klinika

Si ndryshon grupi i PS?

Kush janë 20 deputetët që nuk rikandidohen! Kush u la jashtë liste?

09.03.2021 - 17:28

Lista e re e kandidatëve të Partisë Socialiste për deputetët ka lënë jashtë saj 20 deputetët aktualë dhe katër të tjerë dhanë dorëheqjen nga rikandidimi.

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk u rikandidua nga kryetari i PS, por ashtu edhe ish-ministri socialist i Financave, kryetar i Komisionit të Financave në Kuvend, Anastas Angjeli.

Po ashtu, edhe kryesuesja e listës së Qarkut të Tiranës në 2017, Elona Gjebrea, nuk është më pjesë e listës. Ish-zv. kryeministrja Senida Mesi ka mbetur jashtë liste, por edhe një nga anëtarët e rëndësishëm të Komisionit të Ligjeve, Adnor Shameti, i qarkut të Beratit.

Kësaj liste i shtojmë edhe katër deputetët aktualë që nuk pranuan të kandidojnë për një mandat të ri, si Eglantina Gjermeni, Besnik Baraj, Vasilika Hysi dhe Sadi Vorpsi. Vetë Gjermeni tha dje gjatë një aktiviteti për 8 Marsin me Kryeministrin Rama, se po ikën vetë para kohe nga politika.

“S’jam tipi që mund të mbijetoj në politikën shqiptare. Politika duhet të jetë më njerëzore, më me argumente! E mendoja që me të vërtetë të sillnim një ndryshim, u përpoqëm dhe të gjithë bashkë të japim një model tjetër”, tha Gjermeni.

REFUZUESIT

I pyetur dje për kandidimin ose jo të Ditmir Bushatit, Rama dha një përgjigje të përgjithshme, duke theksuar se në Partinë Socialiste ka një kohë që mund të marrësh dhe një kohë që duhet të japësh.

“Në këtë betejë, ‘Ylli’ është skuadra dhe unë flas për skuadrën, jo për individë. Skuadra e PS është shumë më tepër sesa skuadra e deputetëve. Besoj që të gjithë kanë shumë për të dhënë dhe ata që kanë marrë më shumë kanë për të dhënë edhe më shumë. Ka një kohë për të marrë dhe një kohë për të dhënë”, theksoi ai.

Një tjetër refuzues i Kryeministrit Rama ishte edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Ai refuzoi të linte mandatin e kryebashkiakut për t’u bërë pjesë e listës së PS-së në këtë qark. Këtë e pohoi mbrëmë edhe Kryeministri Rama, i cili aspak i kënaqur nga vendimi i kreut të Bashkisë Vlorë, tha se skuadra e kandidatëve të PS-së në Vlorë do të arrijë objektivin e saj më 25 prill.

Rama pranoi publikisht faktin se i kishte kërkuar kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, për të qenë në listat e kandidatëve të Partisë Socialiste për deputetë në Qarkun e Vlorës. Gjatë një konference nga PS-ja, Rama tha se “me të dhe pa të”, Partia Socialiste do të arrinte objektivat në Vlorë.

“Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Nuk ka fare rëndësi çfarë ka menduar njëri dhe çfarë ka menduar tjetri. Është e vërtetë që i kam propozuar të jetë pjesë e skuadrës. Nuk e ka parë të arsyeshme. Është zgjedhja e tij. Me të, pa të, skuadra jonë do të realizojë objektivin bazë në Vlorë dhe do të shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje”, theksoi Rama.

Mësohet se Leli ka pasur përplasje me drejtuesin politik të qarkut Vlorë, Damian Gjiknuri, i cili e kishte propozuar për një pozicion në listën e PS. Por kandidimi i Lelit do t’i hapte rrugë drejtimit të Bashkisë së Vlorës, nga nënkryetari i saj, Afrim Qendro, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor shqiptar. Por ftesës për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë e bëri Dionis Imeraj, kryebashkiaku i Peshkopisë. Imeraj ka dhënë dorëheqjen për t’u bërë pjesë e listës së PS në qarkun e Dibrës.

Musa Ulqini është një tjetër refuzues i Kryeministrit Rama. Ulqini, i cili kishte disa muaj që punonte në zonën e tij, Bashkia Belsh në qarkun e Elbasanit, në momentin e fundit u zëvendësua nga Shkëlqim Bullari, një sipërmarrës i cili doli nga programi i Partisë Socialiste, “Deputeti që duam”. Bullari është një sipërmarrës i suksesshëm në zonën e Dumresë, ndërsa është parë si alternativë më e mirë në kandidim së deputeti Ulqini. Mësohet se Kryeministri Rama i ka kërkuar Ulqinit që të kandidojë në një pozicion tjetër, por nuk ka pranuar, duke e konsideruar zonën e Belshit si zonën që e lidh me elektoratin, të cilin nuk dëshironte ta “tradhtonte”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Ditmir Bushati te Adnor Shameti e Anastas Angjeli

Mungesat e mëdha të PS, këta janë emrat që Rama i la jashtë listave

Ish-ministri: Mos kandido personat e lidhur me krimin

U la jashtë listave, Rama përplaset me Ditmir Bushatin: Nga treni zbrite vetë!


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”