MENU
klinika

NBA

Lakers bien pas 4 fitoreve, dëmtohet edhe James

21.03.2021 - 11:21

Pas dy humbjeve të Utah Jazz në Perëndim, bie edhe Los Angeles Lakers, duke humbur kështu mundësin për të kapur vendin e parë në renditje. Pas 4 fitoresh radhazi, Lakers që u mundë 99-94 në fushën e tyre nga Atlanta.

Përveç ndeshjes, Lakers humbën edhe lojtarin e tyre më të mirë, LeBron James (10 pikë), që në periodën e dytë u detyrua të dilte nga fusha, me kavilje të ndrydhur. Harrell realizoi 23 pikë e 11 rebound për kalifornianët, por që s’mjaftuan, ndërsa për Atlanta u dallua Collins me 27 pikë e 16 rebound.

Fiton ekipi tjetër i Los Angeles, ai i Clippers, që mundi 125-98 Charlotte Hornets, ndeshje ku 7 lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë. Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Philadelphia fitoi me lehtësi 129-105 ndaj Sacramento Kings.

Në këtë sfidë ku u dalluan Harris me 29 pikë e 11 rebound e Milton me 28 pikë. Ndërsa Milwaukee Bucks, falë 27 pikëve e 15 asiste të Antetokounmpo, mposhti 129-113 San Antonio Spurs.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN