MENU
klinika

NBA

Lakers lënë pas krizën, Nuggets fitojnë thellë

29.03.2021 - 10:44

Los Angles Lakers duket se e kaloi kaluar krizën, duke korrur fitoren e dytë radhazi pa yjet e ekipit. Kalifornianët mundën 96-93 Orlando Magic, ndeshje me rivalitet dhe emocione.

Kampionët në fuqi, ende pa shërbimet e LeBron James e Anthony Davis, bënë diferencën në gjysmën e periodës së fundit, kur shënuan 10 pikë, ndërsa Magic vetëm 1, si dhe ishin me fat kur gjuajtja për tri pikë e Otto Porter në sekondat e fundit u përplas në hekur. Për kalifornianët spikatën Schroder me 24 pikë dhe Kuzma me “double-double”: 21 pikë dhe 11 “rebound”. Më i mirë për Magic ishte Bacon me 26 pikë.

Nuk pati shumë histori përballja mes Denver Nuggets dhe Atlanta Hawks, me skuadrën nga Colorado që triumfoi me rezultat të thellë 126-102. Ekuilibri në këtë sfidë zgjati vetëm 15 minuta, më pas Nuggets nisën shkëputjen duke dominuar në çdo aspekt. Gjashtë basketbollistë vendës arritën numër të dyfishtë pikësh.

Fitorja e tretë radhazi për Portland Trail Blazers, që mposhtën Toronto Raptors 122-117, duke u shkaktuar kanadezëve disfatën e 11-të në 12 përballjet e fundit. Vendimtar të zakonshmit McCollum dhe Lillard, respektivisht me 23 dhe 22 pikë. Për skuadrëm kanadeze të pamjaftueshme 26 pikët e Siakam.

Fitore në kohën shtesë për Phoenix Suns, 97-101 ndaj Charlotte Hornets. Në një mbrëmje negative sa u përket gjuajtjeve për tre, pasi u realizuan vetëm 8 nga 40 tentativa. Skuadrën nga Arizona e udhëhoqi Booker me plot 35 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN