MENU
klinika

NBA

Lakers rrëshkasin të katërtit, Philadelphia prin në Lindje

24.03.2021 - 10:18

Mungesa e dy lojtarëve lider, LeBron James dhe Anthony Davis, ka ndikim të fortë te skuadra e Los Angeles Lakers, që nuk arrin të fitojë dot. Kalifornianët u mundën sot 128-111 nga New Orleans Pelicans, duke zbritur në vendin e katërt në renditje.

Te Lakers mungoi lojtari-lider, ndërsa për vendasit u dalluan Ingram me 36 pikë e Williamson me 27. E treta humbje radhazi për kampionët, që tashmë rrezikojnë të zbresin edhe më poshtë në renditje.

Phoenix Suns bëhet forca e dytë në Perëndim, pas fitores 110-100 ndaj Miami Heat, ndeshje e dominuar nga miqtë. Booker me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për Phoenix.

Pa probleme fiton edhe Denver Nuggets, që mposhti 110-99 Orlando Magic, sfidë ku diferencën e bëri Jokic, me një “triple double” (28 pikë, 15 rebound e 10 asist).

Fitore të vështirë korri Brooklyn Nets në Lindje, që mundi 116-112 Portland Trail Blazers. Harden realizoi 25 pikë e 17 asist, ndërkohë që munguan Irving dhe Durant.

Në krye të renditjes në Lindje qëndron Philadelphia, që mposhti 108-98 Golden State Warriors. Harris e mbylli me 25 pikë e 13 rebound, ndërsa te miqtë u ndje mungesa e Curry.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN