MENU
klinika

Zbardhet vendimi i kryesisë

LDK pranon Vjosa Osmanin për presidente

30.03.2021 - 09:33

Kryesia e Lidhjes demokratike te Kosove ka vendosur të qëndrojë në sallë për t’i bërë kuorumin e nevojshëm Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri pas mbledhjes së kryesisë.

Gjatë ditës se sotme  kryetari i LDK Lumir Abdixhiku do të takohet me grupin parlamentare ku do t’u bëhet i ditur qëndrimi i kryesisë së partisë.

Me herët Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë takuar krerët e subjekteve politike, AAK-ja e PDK-ja të cilët tashmë kanë deklaruar se nuk do ta përkrahin kandidaturën e zonjës Osmani.

Në pikëpyetje janë dhe 10 votat e listës serbe, pasi ata kane shprehur pakënaqësi me vetëm një post ministri që iu akordua nga Kurti.

Madje ata kane paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Në rast se nuk arrihet zgjedhja e presidentit vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Anton Quni: Nuk kemi ende një përgjigje, por...

“LDK duhet ta votojë Vjosa Osmanin për presidente”