MENU
klinika

"Pas këtyre fshihen të tjerë. Një çarçaf i arnuar poshtë të cilit..."

Basha komenton listat e PS dhe përmend tre emra “problematikë”

09.03.2021 - 16:50

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka konsideruar listat e kandidatëve për deputetë të PS-së një fasadë, ku pas emrave anonimë fshihen hajdutët dhe bandat.

“Me 25 prill ndryshimi nuk ka vetëm formën dhe fytyrën e kandidatëve për deputetë, por të mijëra shqiptarëve. Natyrisht nuk do të jetë një betejë e lehtë, jo vetëm pse qeveria në ikje përsëri e kanë venë bastin te njerëzit pa integritet, që edhe në kohë pandemia kanë vjedhur bukën e fëmijëve me tendera.

Pa largimin e Edi Ramës nuk ka ndryshim, sepse njësoj siç ka ndryshuar diçka në jetën e tij edhe lista e tij është fasadë, pas të cilës janë këta njerëz. Diku edhe nuk i ka shpëtuar dot mundësinë për të ngritur një fasadë, kudo ndihet dora e krimit, mjafton të shohim qarkun e Durrësit kandidatin e Avdylajve, Çyrben e famshëm të përgjimeve të Bildit, kandidatin e bandave të tjera të Shijakut edhe të Durrësit, Ndrazhen gojëkyçur dhe natyrisht Rrahman Rrajen, emër i njohur edhe ndërkombëtarisht.

Po përmend këta tre emra por shumë të tjerë janë fshehur pas fytyrave anonime që përfaqësojnë këto klane kriminale. Pas 8 vjetësh e vetmja gjë që ofron është një fasadë, një çarçaf i arnuar poshtë të cilit gëlojnë hajdutët e mëdhenj të ekonomisë së shqiptarëve dhe bandat e krimit të organizuar”, tha Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-ministri: Mos kandido personat e lidhur me krimin

U la jashtë listave, Rama përplaset me Ditmir Bushatin: Nga treni zbrite vetë!

Nga Ditmir Bushati te Adnor Shameti e Anastas Angjeli

Mungesat e mëdha të PS, këta janë emrat që Rama i la jashtë listave