MENU
klinika

Mbledhja e Komitetit të Eskpertëve

Manastirliu e konfirmon: Prej janar-shkurt në Shqipëri qarkullon varianti britanik i COVID-19

11.03.2021 - 11:34

Ministrja Manastirliu konfirmon se në Shqipëri prej periudhës janar-shkurt qarkullin varianti britanik i COVID-19.

”’Prej të hënës kemi dozat e radhës nga kontrata e Pfizer. Kemi arritur në një numër pra vaksinimesh perj 21 mijë e 619 doza vaksinash të kryera. Dhe kemi pothuajse përmbyllur vaksinimin e stafit shëndetësor. Më shumë se 16 mijë të vaksinuar. Më shumë se 4 mijë të kryer për të moshuarit plus 80 vjecc. Të moshuarit në shtëpitë e të moshuarit dhe stafet në shtëpitë e tyre.

Sa i përket situatës epidemiologjike, shohim që kemi tendencë të uljes së qëndrueshme ditore. Prej 1 marsit vërehet një trend i uljes së qëndrueshme. Vlerësohet se kemi një normalizim në spitale.

Fico do të japë gjithë informacionin, mbi incidencën dy javore, javore dhe spitalizimet, më lejoni të them që numri i infektimeve kur shihet se ka tendencë të rritjes së infektimeve edhe pse vendet europiane janë në mbylljen e dytë dhe të tretë.

Ashtu si Komiteti ka diskutuar në orët e para të mëngjesit, dhe në ditët e përditshme dhe analizim të situatës.

Në vlerësimi ne e situatës janar-shkurt, në laboratorin e virologjisë janë analizuar kampionet PCR, laboratori ka përdorur kite specifike, të interpretuar të dhënat, dhe në këtë rast ISHP ka bashkëpunuar me ISHP të Ankarasë. Rezultatet treguan se kampionët janë të infektuara me variantin e ri, mbajnë shenjë të stacionit britanik. Ky mutacion është varianti britanik, që është në qarkullim në 70 vende. Dyshimet e arsyeshme që patën ekspertët e ISHP, që rritën transmetueshmërinë, është e konfirmuar që Shqipëria ka në qarkulli mvariantin britanik të COVID-19.”- tha Manastirliu.