MENU
klinika

Nga AstraZeneca dhe Pfizer

Manastirliu: Sa doza vaksinash vijnë në Shqipëri deri ditën e hënë

11.03.2021 - 18:21

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka rikujtuar se ditën e nesërme do të mbërrijnë 38400 doza vaksinash AstraZeneca ndërsa të hënën 9 mijë doza Pfizer. Teksa ka ndarë foto nga mbledhja e sotme e Komitetit të Ekspertëve të zhvilluar ditën e sotme, ministrja shkruan se variantet e reja kanë mbërritur në Shqipëri dhe në dy javët në vazhdim do qëndrojnë në fuqi masat aktuale.

“Prof. Dhimitër Kraja, prof. Mira Kola, prof. Alban Ylli iu bashkuan Komitetit Teknik të Ekspertëve, që do të punojnë krah kolegëve të tjerë të nderuar, duke monitoruar me shumë kujdes situatën epidemiologjike dhe për të sugjeruar vendimet e duhura për kontrollin e pandemisë Covid19.

Variantet e reja të COVID19, konkretisht mutacioni britanik është konfirmuar se qarkullon në Shqipëri. Në dy javët në vijim do të qëndrojnë në fuqi kufizimet aktuale. Lajmi i mirë është se 38,400 vaksina të AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit Covax pritet të mbërrijnë nesër në Shqipëri, ndërsa mbi 9 mijë doza nga Pfizer mbërrijnë të hënën”, shkruan ministrja.